
Grupi i deputetëve të Lulzim Bashës i është drejtuar me një kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm për hetimin e Fredi Kokoneshit, kryetarit të Bashkisë Divjakë, pasi pretendojnë se rezulton i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qenieve njerëzore në Itali.
Për këtë ka reaguar vetë Kokoneshi, i cili mohoi akuzat dhe deklaroi se Gazmend Bardhi po e shantazhon.
Kryebashkiaku i Divjakës tha se akuzat e PD-së janë të përsëritura, ndërsa përmendi një vendim të Prokurorisë, që e ka cilësuar të pastër figurën e tij, në 15 korrik të 2019-ës.
“Ka një vendim të prokurorisë 15 korrik 2019 ku figura ime është e pastër, pas kontrolleve brenda dhe jashtë shtetit. Akuzat kanë ardhur për shkak të një anëtari të këshillit kombëtar të PD, Dritan Stërkaj. Resorti i tij ‘Divjaka resort’ është strehë e Gazmend Bardhit. Ashtu si i kam kallëzuar në prokurori do t'i kallëzoj sërish! Gaz Bardhi do të më shantazhojë sepse po verifikoj pronat e Divjaka Resort”, theksoi Kokoneshi për mediat.
Ndërkohë, me anë të një statusi në rrjetet sociale, kryebashkiaku socialist shprehet se këto akuza bëhen si shantazh për të mbrojtur uzurpuesit e pronave shtetërore në bregdet.
“Shpifja e radhës
-Një grup prej 15 deputetësh të PD, vijuan me shpifjen e radhës, duke përsëritur veten e tyre për një kërkesë që e kanë vërë në vitin 2018.
Po këta deputetë në vitin 2018,duke mos poseduar asnjë të dhënë empirike, ngritën të njëjtat pretendime mbi personin tim. Sqaroj të gjithë opinionin publik, se nga hetimet që Prokuroria e Përgjithshmë gjatë vitit 2018 që ka kryer brenda dhe jashtë vendit, nuk ka konstatuar asnjë shkelje nga ana ime. Për ta vërtetuar këte po ju paraqes vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Po këta deputetë për të mbrojtur interesat oligarkëve të tyre hedhin baltë dhe vazhdojnë të shpifin ende. Kur prej vitit 2019 kanë përfunduar çdo hetim në të dhënat e prokurorisë nuk rezulton asnjë shkelje. Kjo shpifje bëhet për të shantazhuar kryetarin e Bashkisë për të mbrojtur uzurpuesit e pronave shtetërore në bregdet. Kjo kohë ka mbaruar dhe ju do të përgjigjeni para drejtësisë. Në lidhje me ketë shpifje, Bashkia e Divjakës nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e pronave të qytetarëve të saj dhe do t’i tregojë rrugën çdo grabitqari të aseteve publike të Bashkisë Divjakë”, shkruan ai./ B.A. – CNA.al
Deputeti Dashnor Sula ka habitur me një deklaratë të b...
The Parliament of Albania is holding today the last parlia...
Journalist Mentor Kikia has come out with a strong rea...
The issue of Butrint has become a cause for debate in toda...
The group of deputies of Lulzim Basha has addressed a requ...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, spoke ...
The deputy of the Democratic Party, Grida Duma, has re...
During today's session in the Parliament, it seems tha...
Lulzim Basha, after being degraded by Prime Minister Edi R...
Seanca e sotme parlamentare është përfshirë nga debatet dh...
The head of the DP, Sali Berisha, in an attempt to respond...
Prime Minister Edi Rama has exceeded every limit with ...
Like every Thursday, the Parliament of Albania is holding ...
The children have put out the fire of the debates in the P...
Prime Minister Edi Rama and the former leader of the Democ...
Prime Minister Edi Rama seems to have finally "washed ...
Deputeti i PD-së Lulzim Basha, është bërë i gjallë më në f...
Kryeministri Edi Rama, e ka shfrytëzuar foltoren e Kuv...
PD MP Enkelejd Alibeaj continued his weekly ritual in the ...
Prime Minister Edi Rama, in a statement for the Govern...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Other details have been revealed from the crime that occur...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
A magnitude 6.1 earthquake was recorded about 118 kilomete...
The Central Election Commission (CEC) plans to announce th...
The party of Armenian Prime Minister Nikol Pashinyan has w...
US President Donald Trump held a telephone conversation wi...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...