Serious accident on the Tirana-Elbasan axis/ Concrete mixer falls from a height, suspected victims
A serious accident occurred this Wednesday on the Elbasan-...
A serious accident occurred this Wednesday on the Elbasan-...

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot fondin për financimin e partive politike në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Fondi kap shifrën e 100 milionë lekëve dhe u propozua nga deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. Ndonëse u miratua me shumicën e votave, mbledhja u zhvillua me debate.
Deputeti i PD-së, Edmond Spaho kërkoi që para se të miratohet fondi të ketë konsultime me partitë politike, por Gjylameti e kundërshtoi dhe i përmendi “përplasjet” mes grupeve të PD-së.
Pjesë nga debati:
Blerina Gjylameti: Për sa kohë në ligj parashikohet kush është dyshemeja e shpenzimeve për partitë politike, ndërkohë edhe në çdo palë zgjedhje ka një fond i cili është në dispozicioon të partive politike, nga 45 milionë lekë që ishte në 65 milionë lekë që duhet të ishte, në 130 që ka qenë në 2021, ku mbulohen shpenzimet më të mëdha që kanë partitë politike, sipas vendeve që kanë në Kuvend. Në këto kushte duhet të jemi ne që të marrim një vendim dhe të bëjmë një propozim, duke qenë që fondi që duhet t’i dedikohet partive politike që t’i ndahet sipas vendeve në KQZ, është 100 milionë lekë për të mbuluar shpenzimet. Mos të jemi në 130 milionë që ishin zgjedhje qëndrore, por të jetë 100 milionë lekë, sepse janë dhe zgjedhjet lokale. Shpenzimet ndahen në dy pjesë, buxheti shtetit sipas karrigeve që kanë në Parlament, plus ato që janë donacionet qoftë në pjesën financiare, që s’mund të jenë më shumë se trefish nga totali që buxheti shtetit ka sanksionuar. Propozimi im është për 100 milionë lekë.
Eduart Shalsi: Është marrë në konsideratë që zgjedhjet e 2019 mund të jenë indikatorë, ne mund të ngrihemi dhe të shkojmë deri tek shifra që kërkon KQZ, por dhe që propozon Kuvendi. Jemi dakord me shifrën prej 100 milionë lekë.
Edmond Spaho: Përpara se të marrim vendime, është e mira të konsultohet me partitë politike. Janë të partive politike. Nuk mendoj që është e udhës, baza në llogaritjen e fondeve është diçka tjetër. Nuk është në linjën e analizave strikte ekonomike apo dëshirave për të përdorur këto para diku tjetër. Mendoj unë!
Eduart Shalsi: Prej disa javësh kemi pasur disa takime me përfaqësuesit e KQZ-së. Kjo e fundit ka marrëdhëniet me partitë politike. Sigurisht që janë bërë me dije ndërkohë, që formula e shpërndarjes është e përcaktuar në ligj. Pra s’ka mundësi për t’u interpretuar. Të qarta kriteret dhe %.
Blerina Gjylameti: Unë jam dhe anëtarë e Komisionit të Reformës Zgjedhore prej shumë vitesh tashmë. Kërkesat politike kanë qenë edhe që 100% e fushatës të financohet nga Buxheti i Shtetit. Po qe se flasim për kërkesa të partive politike jemi në nivele të tjera. Besoj se shifra 100 milionë lekë është e mjaftueshme për të adresuar kërkesat e partive politike
Edmond Spaho: Çështjet zgjedhore janë trajtuar me konsensus ndërmjet palëve. Sikurse është vepruar në të shkuar në ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duhet që partitë të bien dakort dhe për financimin nga Buxheti i Shtetit. Ju që po merrni këtë iniciativë s’keni vuajtur ndonjëherë për fonde. Madje keni përdorur edhe burime jo ligjore. Para krimi, droge dhe kuptoj se jeni të gatshëm t’i hiqni fare këto fonde nga Buxheti i Shtetit dhe t’i thoni partive financohuni me donacione. Ju po thoni, t’i shkurtojmë se janë zgjedhje vendore e t’i përdorim për të mbjellë pemë. E ka thënë kryetari juaj në letrat që u është drejtuar kryetarëve të bashkive. Shikoni letrën dhe…
Anila Denaj: Ju në fjalën tuaj ngatërroni shumë elementë. Sot të fokusohemi vetëm te kjo që kemi këtu. Të gjitha akuzat që keni, janë organet që janë për këtë çështje. Mos i ngatërro këtu… Nuk është ky vendi, gjeni metodën dhe mënyrën për t’i adresuar. Mos ktheni këtu ditën e bilbilave. Bilbilfryrësin bëje diku tjetër. Dyshimet që keni denoncojini.
Blerina Gjylameti: Po flasim për rritje të fondit, jo ulje. Nga 65 milionë lekë të parashikuar, shkojmë në 100 milionë lekë. Ndarja është formulë e sanksionuar me ligj se si ndahet ky fond. 65 milionë lekë është minimum që kërkon ligji, ne po themi 100 milionë lekë. Akuza e kundër akuza e probleme të brendshme të opozitës janë në vend tjetër. Ju shoh sot më keq se më parë, do doja të ishit të bashkuar, por është çështje e juaja jo e jona. Besoj që te ky momenti që jemi të shkojmë në votim, s’ka elementë të tjerë që kemi hapësirë.
Edmond Spaho: E ke qarë?
Blerina Gjylameti: Unë jo vetëm e qaj, por them gjënë e duhur që ju shqetëson. Hallin tuaj nuk e zgjidh dot. Çështjen se si do i ndani paratë mes jush nuk e zgjidh dot.
Arbi Agalliu: Nuk i shkon këtij komisioni ta kaloj diskursin në çështje politike. Zonja Gjylameti s’keni pse përmendni asnjë situatë tonën. Ne kemi shumë më shumë se ju për të përmendur. E mbajmë diskutimin në çështje të rendit të ditës. Këto thumbat apo ironitë thojini sa të doni, por do ju përgjigjemi me të njëjtën monedhë./ CNA.al
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sulmuar sërish kreun e P...
The Minister of Justice, Ulsi Manja, has stated that the G...
Through a post on social networks, Prime Minister Edi Rama...
Elisa Spiropali has requested an urgent clarification of t...
President Bajram Begaj has expressed his concern regarding...
The head of the DP, Sali Berisha, has spoken about the...
The hearing in the Constitutional Court on the DP's re...
The PD candidate for Tirana, Roland Bejko, "boasted" L...
The opposition candidate for Tirana, Belind Këlliçi, h...
The chairman of the Freedom Party, Ilir Meta, has accu...
The opposition candidate for Tirana, Belind Këlliçi, s...
The opposition has described Enkelejd Alibeaj's candidates...
Partia Socialiste do të hapë nesër fushatën e elektorale p...
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha pasditen e sotme se...
Partia Demokratike e vulës ankimoi tri ditë më parë në KAS...
Deputy Luan Baçi has made a call for SPAK to start inv...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, he...
The "Together We Win" coalition will officially open t...
The opposition candidate for the Municipality of Tiran...
Analisti Fatos Lubonja e sheh si pozitiv koalicionin “...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred this Wednesday on the Elbasan-...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...