web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KAS s'merr në shqyrtim kërkesën e PD-së së vulës/ Lejon Qerim Ismailajn të garojë në zgjedhje

2023-04-10 20:15:00, Politikë CNA

KAS s'merr në shqyrtim kërkesën e PD-së së

Partia Demokratike e vulës ankimoi tri ditë më parë në KAS regjistrimin e kandidatit të PS-së për Bashkinë e Mallakastrës, Qerim Ismailajn.

Por KAS nuk ka marrë në shqyrtim kërkesën e PD-së së vulës. Kështu, KAS i hap rrugën Ismailajt të kandidojë për bashkinë e Mallakastrës.

Kujtojmë se PD e vulës kërkoi çregjistrimin e kandidatit socialist për shkak të falsifikimit të dokumentave.

Kjo pasi GJKKO e dënoi me 6 muaj burgim kryebashkiakun aktual të Mallakastrës, Qerim Ismailajn në shkurt të këtij viti për falsifikim të dokumenteve, duke qenë se kishte fshehur një dënim në Greqi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga