web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga infrastruktura tek bujqësia/ Ermal Dredha shpalos prioritetet e programit zgjedhor

2023-04-10 13:55:00, Politikë CNA

Nga infrastruktura tek bujqësia/ Ermal Dredha shpalos prioritetet e

Kandidati i PS-së për Bashkinë Vlorë në garen e zgjedhjeve të 14 majit, Ermal Dredha ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në njësinë administrative të Orikumit.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ai ka treguar se gjatë takimit është diskutuar lidhur me përmirësimin e jetës së komuniteteve në këto zona.

Prioritet i Dredhës do të jetë zhvillimi i infrastrukturës, menaxhimi i mbetjeve, mbështetja e bujqësisë dhe turizmi.

Njësia administrative e Orikumit ka një rëndësi të veçantë për Bashkinë Vlorë.

Me anëtarët e strukturave të Partisë Socialiste në Orikum qytet si dhe në Rradhimë, Tragjas, Fushë Dukat, pata mundësinë të diskutoja mbi projekte të ndryshme që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesë të komuniteteve në këto zona.

Zhvillimi i infrastrukturës , menaxhimi i mbetjeve, mbështetja e bujqësisë dhe mbi të gjitha ajo e turizmit , do të jenë udhërrfyesit kryesorë të punës sonë”, shkruan ai./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga