web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë dokumentash i dha Ramës deputeti i PD-së?

2022-11-24 14:44:00, Politikë CNA

Çfarë dokumentash i dha Ramës deputeti i PD-së?

Deputeti i PD –së, Dashnor Sula që i dorëzoi disa letra kryeministrit dhe bisedoi “kokë më kokë” me të në Kuvend, ka thënë se i ka dhënë ca dokumenta për Portin e Durrësit.

“Unë, absolutisht, nuk kam asnjë sekret, i dorëzova disa dokumente kryeministrit që kanë lidhje me portin, që ia dhashë. Duke qenë se ishin dokumente të cilat informonin përsa i përket diçkaje me portin, një rast të tillë. Gjuha në Parlamentin e Shqipërisë nuk është normale, gjuha e kryeministrit nuk është normale, sigurisht ka debate politike dhe tone të ngritura, por gjuha e fyerjes, intimidimit për asnjërin person, aq më tepër kryeministrit tonë nuk i shkon përshtat”, ka thënë Sula./CNA.al





Lajmet e fundit nga