web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Një fjalim për të ngritur peshë patriotizmin”/ Alibeaj lavdëron Ramën

2022-11-24 14:14:00, Politikë CNA

“Një fjalim për të ngritur peshë patriotizmin”/

Enkelejd Alibeaj, deputeti i PD-së, nga foltorja e Kuvendit ka thënë se projekti  për portin e Durrësit, është aferë korruptive.

Sipas tij, Rama në mbrojtje të projektit, përdori të njëjtin fjalim si për inceneratorët.

Deklarata e Alibeajt më shumë se denoncuese apo akuzuese ëhstë dukur si fletë-lavdërimi për Ramën.

Pasi për inceneratorët Rama ka thënë nuk mbron askënd, dhe kushto që ka kryer vepër penale do të përballet me drejtësinë.

“Vjedhje masive e pasurive tuaja. 54 minuta nga koha juaj për 2.1 miliardë për xhepin e tij. E bëri me një fjalim për të ngritur peshë patriotizmin peshë në zemrat e shqiptarëve. I njëjti fjalim si për inceneratorët. Sot pas kaq vitesh të inceneratorëve, ajo që mund të numërohet është sesa ministra deputetë janë prapa hekurave. Ajo që ndodh sot nuk është gjë tjetër veçse një skenë e parë që do t’i paraprijë numrit të ministrave e deputetë për të shkuar para hekurave. I vetmi që ruhet është ai që mblodhi plaçkën edhe iku. Asnjë firmë nuk ka hedhur”, ka thënë Alibeaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga