web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shehi “zbërthen” deklaratat e Yuri Kim për garën në SPAK/ Me kë e kishte ambasadorja

2022-11-23 22:07:00, Politikë CNA
Shehi “zbërthen” deklaratat e Yuri Kim për garën
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka zbërthyer deklaratat e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me garën për kreun e ri të SPAK.

Shehi tha në emisionin “Noë me Erla Mëhillin” se Yuri Kim iu drejtua politikës. Kjo sepse sipas tij, është politika që fut duart dhe influencon në zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.

“I është drejtuar politikës dhe për mua ka bërë mirë. Pse? Se politika i fut duart atje. Dhe kush është politika që influencon? Është gjithmonë ai që është në pushtet”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Kim deklaroi me tone të ashpra se procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë ose ndikojnë në drejtësi. / B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga