
Gazment Bardhi bën politikë nga rrjetet sociale. Një politikë tjetër e bën edhe me sherrnajë në Kuvend. Me zërin e tij kumbues, Gazi sherroset, bën si burrë, bën si i fortë, a thua është një trim i madh, e shet dhe moral shumë në politikë.
Morali i Gazment Bardhit në politikë është morali i prostitutës së përjashtuar nga shtëpia publike për imoralitet. Dhe këtë po e sjellim edhe me fakte. Gazment Bardhi ishte njeriu që tha do të largohem nga politika në qoftë se PD-në e merr Sali Berisha dhe është akoma aty.
Gazment Bardhi është njeriu që ka kallëzuar Sali Berishën dhe deputetët e kolegët e tij bashkëpunëtorë të grupit parlamentar dhe sot është sërish aty.
Gazment Bardhi është njeriu që ndenji brenda, i mbyllur në selinë e PD-së, duke e blinduar atë së bashku me Lulzim Bashën. Luli iku, Gazment Bardhi është aty.
Gazment Bardhi ishte kandidat për deputet në vitin 2021 në Qarkun e Elbasanit. Humbet turpshëm, lë edhe një viktimë. Njerëzit afër tij vrasin një qytetar, kushdo qoftë ai, është një viktimë.
Gazment Bardhi nuk shkel dot më në Elbasan. Jo se ka probleme me bandat, se ato ndoshta i ka qejf, por sepse nuk e pranon kush është në struktura. U zgjodh dhe iku, e harroi Elbasanin dhe demokratët e këtij qarku.
Në vitin 2025 u zgjodh në Fier. Mjafton të shkosh të pyesësh në Roskovec, në Lushnjë, në Divjakë, në Patos, në Fier e kudo tjetër. Çfarë të thonë për Gazment Bardhin njerëzit e strukturave të PD-së? Iku, është zhdukur. Jo vetëm nuk mundi të ngrinte strukturat dhe fushatën, aq sa mori një rezultat katastrofik. Më të dobëtin në historinë e PD-së. Aq mandate dhe shifra të ulëta, PD nuk ka marrë as në vitin e zi, 1997.
Gazment Bardhi nuk shkon në Fier, nuk e qasin, nuk ka ku të shkojë. Gazment Bardhin e gjen tek "Elysee"-ja në Tiranë, se edhe te selia e PD-së me zor vete, se e pështyjnë, e shajnë, pasi e dinë mirë se kush është.
Por mbrohet me tezën: Më sulmon Rama, më sulmon Balluku. Gazment Bardhin nuk e sulmon as Edi Rama, as Belinda Balluku, as njerëzit e tyre.
Gazment Bardhit nuk duan t'ia shikojnë turinjtë në Partinë Demokratike. Është një fytyrë e pështirë për demokratët. Është një njeri që i ka dhunuar, i ka sharë, i ka fyer, i ka ofenduar, i ka kallëzuar. Ky është Gazment Bardhi.
Prandaj nuk shkon dot në strukturat e PD-së. Ramën dhe Ballukun atje t'i ketë dhe të luftojë ditë e natë, por më parë që të jesh kundërshtar i Ramës dhe Ballukut, duhet të të duan në forcën tënde politike.
Kur në PD nuk të shohin dot me sy, sado të jesh përballë Ramës dhe Ballukut, atyre thjesht Gazment Bardhi u bën nder. Pasi sa herë ai të shfaqet dhe të kandidojë, askush nuk do të shkojë nga demokratët të votojë, por do ta braktisë dhe bojkotojë, ashtu siç ai i braktisi edhe në Fier, edhe në Elbasan, dhe ashtu siç demokratët e kanë braktisur kudo ku kanë parë fytyrën e Gazment Bardhit. /CNA
Prime Minister Edi Rama has once again continued his rheto...
Prime Minister Edi Rama is in Abu Dhabi, where he will par...
Asistenti i Gazit, ose shkruesi i kallëzimeve që firmos Ga...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka i...
Prime Minister Edi Rama is in Abu Dhabi where he will part...
Prime Minister Edi Rama reacted through a post on social m...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, said tod...
This Monday afternoon, the next opposition protest is bein...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, took his...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari u ndal sot gjerës...
After announcing the start of the new parliamentary sessio...
The new parliamentary session of the Albanian Parliament w...
This Monday, the Central Election Commission is holding a ...
DP MP Enno Bozdo has leveled accusations against the gover...
Lulzim Basha, the political figure who came to Albania in ...
The leader of the Freedom Party, Ilir Meta, has shared an ...
Prime Minister Edi Rama, in today's episode of the "Flasim...
Prime Minister Edi Rama today described the floods that ha...
The Chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, in his...
The Chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, delive...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Pope Leo XIV arrived in Madrid this Saturday, where he beg...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...