
Nuk ka të ndalur Evi Kokalari apo Evi Angelakis, ose Evis Kokalari. Ajo është hedhur sërish në sulm të Partisë Demokratike dhe eksponentëve të saj për t’i shërbyer Erion Veliajt.
Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale, Kokalari hedh akuza ndaj Berishës se po kontrollon PD-në për interesa personale.
“Kam qenë shumë serioze për një PD konservatore, sepse një PD konservatore do sillte me vete njerëz me integritet që do sillnin vërtet ndryshim, dhe jo individ që duan kontroll të plotë të partisë për interes personal, dhe fatkeqësisht, kjo është pikërisht çfarë më rezultoi mbas Kuvendit të 30 prillit”, shprehet ajo ndër të tjera.
Kokalari gjithashtu lutet që kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi të humbë në zgjedhjet e 14 majit teksa vijon ta sulmojë këtë të fundit.
“Përsa i përket mbështetjes time për Këlliçin, po ja u them, nuk do ta ketë kurrë. Nëse kjo ju bën të mendoni se po i shërbej Veliajt, ky është problem juaj! Personalisht nuk do të kontribojë kurrë në marrjen peng të PD, nga një njëri që vodhi vota e manipuloi lista, orientoi votat e kryesisë, dhe ishte element kyç në fiaskon e garës së forumit rinor. Edhe primaret kundër Veliajt i fitoi se Berisha e detyroi Alihmemetin të dalë nga gara. Të gjithë e kuptojnë këtë situatë. Të vetmit që s’kuptojnë që ky popull nuk është budall, është Berisha vetë me ata dy-tre që ka vërdallë”, vijon ajo.
Më tej, e ashtuquajtura konservatore ka cekur sërish rikthimin në politikën shqiptare, në kohën kur ka thënë disa herë se do të largohet dhe do të vazhdojë jetën në SHBA.
“Ndërkohë që kam vendosur të kthehem e të merrem me politikë në Shqipëri, një gjë nuk do të ndodhë më, nuk do jem asnjëherë pjesë e PD-se për sa kohë Sali Berisha është në këtë rrugëtim që po e con PD-në në humnerë. Nëse Berisha do ta përdorë PD për pazare siç bëri Lul Basha, Zoti e bekoftë, unë jam kundër. Nëse Berisha fle gjumë dhe s’e kupton që ka humbur shumë mbështetje, kjo është diçka që do reflektohet shumë shpejt në zgjedhjet e ardhshme”, deklaron Kokalari.
Deklarata e plotë:
Përgjigje mbështetësve të Berishës dhe një analizë e shkurtër mbi koalicionit PD -LSI.
Po lexoja disa nga komentet nëpër postimet e mia të fundit, dhe thashë të shkruaj disa fjalë si përgjigje për të gjithë ata që nuk kuptojnë reagimet dhe arsyet pse i dola kundër Berishës.
Në radhë të parë, mos harroni se Berisha mund të jetë Zot për ju, por jo për mua. Unë, i lutem Jezu Krishtit nëse keni dëshirë ta dini. Si e tillë, nëse unë nuk bashkohem me çfarë bën Berisha, besoj se është e drejta ime, ashtu siç është e drejta juaj të vazhdoni të mbështesni atë.
Ndërkohë, i sugjeroj Berishës të vazhdojë çfarë po bën, por ta lërë pjesën e konservatorizmit jashtë fjalimeve të tij, sepse konservatorizmi mbron të drejtat individuale, ku futet dhe e drejta e votës. Pra, Berisha pa adresuar me seriozitet, manipulimet e Këshillit Kombëtar, Kryesisë, të Forumit Rinor dhe primaret për bashkitë, nuk mund të flas më për konservatorizëm.
Kam qenë shumë serioze për një PD konservatore, sepse një PD konservatore do sillte me vete njerëz me integritet që do sillnin vërtet ndryshim, dhe jo individ që duan kontroll të plotë të partisë për interes personal, dhe fatkeqësisht, kjo është pikërisht çfarë më rezultoi mbas Kuvendit të 30 prillit.
Nëse Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj dhe Luciano Boçi patën terrenin e duhur për një garë të barabartë për pozicionin e nën-kryetarit, ishte falë luftës sime për të mbrojtur votën, dhe falë komunikimit që pata momentin e fundit me kryetarët e degëve. Këta u treguan super alert sepse e kuptojnë shumë mirë rrezikun e të pasurit një Lul Bashë të dytë në PD. Më poshtë do shpjegoj çfarë dëmi të mundshëm kanë mitiguar.
Që Këlliçi e ka provuar sa i paskrupullt është duke manipuluar në kurriz të anëtarëve të PD-së, ky është fakt që dihet dhe akoma flitet në parti.
Përsa i përket mbështetjes time për Këlliçin, po ja u them, nuk do ta ketë kurrë. Nëse kjo ju bën të mendoni se po i shërbej Velias, ky është problem juaj! Personalisht nuk do të kontribojë kurrë në marrjen peng të PD, nga një njëri që vodhi vota e manipuloi lista, orientoi votat e kryesisë, dhe ishte element kyç në fiaskon e garës së forumit rinor. Edhe primaret kundër Veliajt i fitoi se Berisha e detyroi Alihmemetin të dalë nga gara. Të gjithë e kuptojnë këtë situatë. Të vetmit që s’kuptojnë që ky popull nuk është budall, është Berisha vetë me ata dy-tre që ka vërdallë.
Nuk besoj që ka njëri në arenën e politikës Shqiptare që nuk e di betejën time për manipulimet e Këlliçit. Atë që Këlliçi bëri kundrejt meje, që ishte - muaj të tërë sulmesh nga më vulgaret nëpërmjet disa protaleve, ndërkohë që vetë më hodhi në gjyq me pretekstin se gënjeja e fakte nuk kisha, dhe në të njëjtën kohë refuzonte të më debatonte publikisht, është arsyeja që ai e ka kthyer të gjithë situatën në diçka personale.
Që Berisha bëri sehir gjatë kohës së sulmeve, përveç që flet qartë për karakterin e tij, nuk më bezdisi shumë në atë kohë. Eshtë tentativa e klanit të tij, që t’i prezantonin Këlliçin Grenellit, vetëm e vetëm që ta përdornin kundër meje, duke i dhënë një dorë reputacionit të Këlliçit, që përbën pisllik, dhe tregon qartë që këtu janë bërë pazare dhe unë seriozisht kam trazuar ujërat. Fakti që u orkestrua tek zyrat e Syrit, pronar dihet se kush është, e kthen të gjithë situatën në diçka tejet personale me Berishën vetë. Ky lloj meskiniteti tregon qartë mosmirënjohje dhe sigurisht që të shokon. Nejse, Grenelli e ka të qartë situatën tashti dhe e ka bërë të ditur që nuk ngatërrohet në politikën Shqiptare. Por po ta mendosh pak më thellë, kjo tentativë me Grenell ishte njësoj si ajo që Taulant Balla bëri për Alibeajn me Mike Pompeon.
Veprimi mban po të njëjtën shëmtirësi dhe duket qartë që këta, një nivel me Taulant Ballën & Enkeled Alibeajn kanë.
Ndërkohë që kam vendosur të kthehem e të merrem me politikë në Shqipëri, një gjë nuk do të ndodhë më - nuk do jem asnjëherë pjesë e PD-se për sa kohë Sali Berisha është në këtë rrugëtim që po e con PDne në humnerë. Nëse Berisha do ta përdorë PD për pazare siç bëri Lul Basha, Zoti e bekoftë, unë jam kundër.
Nëse Berisha fle gjumë dhe s’e kupton që ka humbur shumë mbështetje, kjo është diçka që do reflektohet shumë shpejt në zgjedhjet e ardhëshme.
Nga ana tjetër, vënia e Nora Kelmendit në piedestal dhe shtyrja që po i bën Mic Sokolit (Saljanit), për kryetar grupi parlamentar, ndërkohë që Luciano Boçin, një nga figurat më të forta që ka PD në parliament e degdisi në Elbasan, flet shumë qartë se diçka nuk shkon.
Çdo gjë që thashë më lart, nyjësohet tek koalicioni PD-LSI.
Nëse PDja humb në gjyq, do detyrohet të konkurrojë në zgjedhjet lokale nën logon e LSI. Nëse Berisha e pranon këtë, atëherë ai e ka dhënë PD me koncesion tek Meta. Me gjithë respektin që kam për Ilir Metën, jam 100% kundër kësaj marrëveshje, sidomos duke ditur që Meta bëri koalicion me Bashën pikërisht se donte kontrollin e PDse, paçka që Basha e shiti Metën dhe u ble nga Rama.
Këto që them nuk janë hamëndje. Meta debatoi gjatë me kë të bënte koalicion për zgjedhjet e 2021. Kur në mëndje j'u ngulit që i duhej të merrte një nga partitë e mëdha, ai vendosi të shkojë me Lulin, se Ramës nuk ja merrte dot PS.
Në fakt dhe Këllicin kryetar të PDse, Meta e donte, pikërisht për arsyet e lartpërmëdura. E kam ditur qe ne Mars te 2022, kur Këlliçi dhe familja e tij dilte e thoshte lart e poshtë se ky do ishte kryetari i ri i PDse, që dikush ishte mbas tij, sepse kofidenca me të cilën e thoshte, tregonte qartë që ai fliste me fjalët e dikujt tjetër. Nuk them që Meta do hiqte Berishën para kohe, por me ikjen e Berishës dhe me Kellicin në krye, nëse planet do t’i kishin ecur, Meta mund të shtynte bashkimin e PDse me LSI, dhe nëse do ta merrnin një ditë qeverinë, Meta-Kellici do kishin zëvëndësuar dyshen Rama-Basha.
Shkrirja e dy partive është arsyeja pse Meta ndryshoj emrin e LSI. Ai e dinte që demokratët nuk do të lejonin një bashkim me një parti që dhe në emrin e saj ka fjalen “socialistë”. Kjo është dhe arsyeja pse unë refuzoj ti drejtohem LSI me emrin “Shtëpia e Lirise”.
Në fakt lirinë nga Edi Rama dhe nga PS, nuk mund të na e sjellë një grupfraksion i vetë partisë socialiste. Dhe Iliri, dhe Monika janë rritur në forumet e partisë socialiste. Duke i respektuar bindjet e tyre politike, e kam të pamundur të mbyll sytë dhe gojën përpara një tentative për të marrë kontrollin e PDse.
Ajo që është vërtet shqetësuese, është fleksibiliteti i Berishës në këtë çështje. Sigurisht që Berisha i di këto detaje. Pyetja është pse po i lë shteg Berisha Metës që të hyjë kaq thellë në PD?/ CNA.al
Komisioni Qendror i Numërimit në Partinë Demokratike ka re...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e mba...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, at the cer...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, has stated...
Chief Democrat Sali Berisha said that Lulzim Basha is a ho...
The head of the DP, Sali Berisha, has given a slap to the ...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, in a live ...
Chief Democrat Sali Berisha, in a virtual conversation w...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, held a vir...
The deputy of the Democratic Party, Belind Këlliçi, yester...
540 milionë lekë është tenderi i radhës që i është dhënë n...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, was part o...
The deputy of the Democratic Party, Belind Kelliçi, has st...
In the ceremony held for the 32nd anniversary of the found...
For the former coordinator of Democratic Persuasion, A...
The former coordinator of Democratic Persuasion, Astri...
The former coordinator of the Democratic Persuasion Party,...
The deputy of the Democratic Party, Flutura Açka, said that ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka ftuar kyeministrin Edi Rama ...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, has issued...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The perpetrator of the injury that occurred yesterday afte...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
Australia in December became the first country in the worl...
The vote counting for political entities in Kosovo has bee...
The European Union Commissioner for Enlargement, Marta Kos...
The counting of votes for political entities in Kosovo has...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...
The number of properties sold by entities monitored by the...