web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E çau izolimin nga kati i tetë”/ Shehu: Kush nuk do Berishën, nuk do ‘luftën’ opozitare

2025-07-01 21:45:00, Politikë CNA

“E çau izolimin nga kati i tetë”/ Shehu: Kush nuk do

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu u shpreh sot lidhur me figurën e kryedemokratit Sali Berisha.

I ftuar në një intervistë televizive, Shehu deklaroi se Berisha ka një mision sot për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri.

Shehu shtoi se kush nuk do Berishën, do të dobësojnë luftën opozitare.

“Prej vitesh, Sali Berisha ndodhet në një komplot. Berishën e izoluan në shtëpi dhe ai e çau izolimin nga kati i tetë, nga banesa ku ai jeton. Berisha po vazhdon të denoncojë farsën elektorale. Zgjedhjet brenda vendit, por edhe për emigrantët ishin të deformuara. Zgjedhjet janë deformuar nga narko-qeveria. Ne kemi nevojë për zgjedhje të lira dhe Berisha e ka thënë këtë edhe në Asamblenë e OSBE-së në Portugali. Regjimet nuk lejojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Regjimet në një formë apo tjetër deformojnë rezultatin e zgjedhjeve. Një regjim nuk shembet me një proces votimi. Pse duhet të japë dorëheqje Sali Berisha? Berisha është përfshirë në një proces për të denoncuar zgjedhjet e pandershme në vend. Ai ka një mision sot për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri. Ata që nuk duan Berishën, duan të dobësojnë luftën opozitare, që PD po realizon nën drejtimin e Berishës, për të nxjerrë në pah deformimin zgjedhor në Shqipëri”,-tha Shehu./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga