web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Del rezultati përfundimtar/ Erion Veliaj fiton mandatin e tretë për Tiranën

2023-05-16 11:09:00, Politikë CNA

Del rezultati përfundimtar/ Erion Veliaj fiton mandatin e tretë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin për bashkinë e Tiranës, pas përfundimit të numërimit të votave.

Sipas rezultateve, Erion Veliaj i Partisë Socialiste ka fituar bindshëm zgjedhjet, duke marrë një mandat të tretë për kryeqytetin.

Veliaj ka marrë 158.688 vota, ose 54.69% të votave. Ai pasohet nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi me 100.351 vota.

Pas tij vjen Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 13.835 vota dhe Roland Bejko i PD-së së Alibeajt me 12.388 vota.

Dy të fundit renditen Marko Dajti i Frontit të Djathtë me 2.807 vota dhe Lajla Përnaska e PDIU-së me 2.104 vota./ CNA.al

 

Del rezultati përfundimtar/ Erion Veliaj fiton mandatin e tretë





Lajmet e fundit nga