web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rezultati historik 7-0 në Qarkun e Elbasanit/ Gjergj Luca mesazh të koduar Taulant Ballës

2023-05-16 10:57:00, Politikë CNA
Rezultati historik 7-0 në Qarkun e Elbasanit/ Gjergj Luca mesazh të
Gjergj Luca

Rezultati historik 7-0 në Qarkun e Elbasanit ku kontribuesit Damian Gjiknuri dhe Gjergj Luca ishin guri i provës së rëndë, ka detyruar këtë të fundit të ironizojë ish deputetin e Librazhdit Taulant Balla, mbi të cilin rëndon “akuza” e zgjedhjeve të vitit 2021 që i fali në mënyrë të pabesë mandatin ish deputetit demokrat Luçiano Boçi, me manipulime gjatë numërimit të votave.

Kujtojmë se ish deputeti Boçi ishte nga fundi i listës por e theu herësin dhe doli fitues në zgjedhjet e 2021 ndërsa në zgjedhjet e 14 majit 2023 ishte i pari dhe i vetmi në listë dhe humbi thellë me mijëra vota.

“Kjo është një estradë e madhe. Megjithëse e keni nxjerrë atë Taulantin aty si katund e thoni se Godoleshi ju do, unë kam një kërkesë për Taulantin.

Falenderimi për Taulantin është që krijoi një frymë shumë të mirë dhe një fitore para dy vjetëve por me të thënë të drejtën Taulanti ka lënë trashëgimtarë si puna ime këtu dhe si puna e Gledit dhe si puna e shokut Damian që është një burrë i mrekullueshëm që e ka çuar përpara fitoren e tij.

Por meqënëse ra puna te Taulanti tek Godoleshi nëpërmjet jush unë dua ti bëj dhe një kritikë. I them shokut Taulant, të kanë çuar në Fier, të kanë çuar në bastionin e një partie të madhe demokratike, të kanë çuar në bastionin e një lideri të madh demokratik që ka fut demokracinë në partinë e tij dhe mos e zhgënje atë lider që të ka rrit dhe të ka çuar përpara, por nderoje duke qenë demokrat ashtu siç ke qenë atje. Kështu që përshëndetje Taulant nga Godoleshi i madh”, është shprehur Gjergj Luca./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga