web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ceremonia e ngritjes së flamurit/ Kurti në krah të Ramës në Vlorë

2023-11-28 10:07:00, Politikë CNA
Ceremonia e ngritjes së flamurit/ Kurti në krah të Ramës
Edi Rama, Albin Kurti, Lindita Nikolla dhe Bajram Begaj

Në Vlorë, për 111 vjetorin e Pavarësisë po zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit kuqezi.

Të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, presidenti Bajram Begaj kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Erman Dredha. 

Ajo që u vu re gjatë ceremonisë është se Albin Kurti dhe Edi Rama u shfaqën në krah të njëri-tjetrit duke lënë mënjanë në këtë ditë të rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën, hatërmbetjet e tyre. 

Ceremonia e ngritjes së flamurit/ Kurti në krah të Ramës

Shqipëria feston sot 111 vite nga krijimi i shtetit. Për herë të parë do të organizohet 'Parada e shqiptarëve' në Tiranë me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga