web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Celibashi

2023-05-16 12:15:00, Politikë CNA
Celibashi
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë një thirrje për të gjithë KZAZ-të që vijojnë numërimin e votave për këshillat bashkiakë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai thotë se KZAZ-të duhet të vijojnë pa ndërprerje procesin e numërimit të kutive të votimit për këshillin e bashkisë.

Sipas Celibashit KZAZ duhet ta përfundojnë sot brenda orës 16:00 procesin e numërimit të votave për këshillin e bashkisë.

“KZAZ-të duhet të vijojnë pa ndërpreje procesin e numërimit të kutive të votimit për këshillin e bashkisë. Urdhëri 74, dt. 15.5.2023 i Komisionerit dikton që KZAZ-të të marrin masa organizative për ta rifilluar atë jo më vonë se ora 7:00 e datës 16 Maj 2023 dhe ta përfundojnë atë, jo më vonë se ora 16:00 e po kësaj date. KZAZ duhet ta përfundojnë sot brenda orës 16:00 procesin e numërimit të votave për këshillin e bashkisë”, thotë Celibashi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga