web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Braçe sërish në rolin e opozitarit/ I drejtohet Kadastrës: Certifikoni tokat bujqësore  

2023-06-22 13:54:00, Politikë CNA

Braçe sërish në rolin e opozitarit/ I drejtohet Kadastrës:

Deputeti i PS, Erion Braçe është kthyer në rolin e opozitari ku i është drejtuar kadastrës që të certifikojë tokat bujqësore.

Në parlament, Braçe tha se sot fshati mbahet me investime nga ana e bujqve dhe paratë e emigrimit ndaj është emergjente që tokat e ndara për të cilat nuk ka konfilkt duhet të certifikohen njëherë e mirë dhe nuk është e nevojshme të pritet në radhë.

 “Jemi shumë mbrapa tek toka bujqësore. Sot fshati mbahet me investime të bujqve vetë, ose me paratë e emigrimit. Kapital privat nuk ka, dhe thelbi është një copë letër, certifikata bujqësore.

Tokat bujqësore të ndara për të cilat nuk ka konflikt, të certifikohen njëherë e mirë dhe s’kanë pse presin në radhë apo në aplikim online”, tha ai./ CNA





Lajmet e fundit nga