web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha zbulon çfarë fshihet pas hartës së gjyqësorit/ Si po tentohet spastrimi etnik

2022-06-20 18:56:00, Politikë CNA
Berisha zbulon çfarë fshihet pas hartës së
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Nga tryeza me avokatët që kundërshtojnë hartën e re gjyqësore, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti alarmin lidhur me atë se cili është qëllimi i këtij dokumenti qeveritar.

Berisha u shpreh se harta e re e drejtësisë është pjesë integrale e platformës për të mundësuar spastrimin etnik të këtij vendi.

Sipas tij, metodat që po përdoren për spastrimin etnik janë mërzitja masive, intimidimi masiv dhe shkatërrimi i shërbimeve.

“Harta e drejtësisë ka një synim tjetër. Është pjesë integrale e platformës së spastrimit etnik të këtij vendi. Ju jeni njerëz të cilët lexoni. Avokati është gjithmonë më i lidhuri me problematikat e qytetarëve.

Në doktrinat e shpopullimit dhe spastrimit etnik nuk është e para ekzekutimi masiv, jo, mërzitja masive, intimidimi masiv, shkatërrimi i shërbimeve.

Këto janë parimet e para mbi të cilat bazohet doktrina e Çubrilloviç dhe çubrilloviçëve kudo që janë ndaj popullatave civile.

Një familje në Vermosh apo Konispol, sa rrinë dhe sillen hoteleve të Tiranës për një gjykim, e i duhet të shesë lopët e gjithçka ka, më mirë thotë po shkoj në Mal të Zi dhe s’po jetoj në Shqipëri.

Kjo ndodh dhe është absolutisht mekanizëm i saktë, i qartë, i mërzitjes, i spastrimit etnik të qytetarëve shqiptarë.

Therefore, and expressing my greatest appreciation for your reaction, I guarantee you full support of the Democratic Party and I invite you to continue this battle until the restoration and restoration of sound principles in this system, already a backbone of the Albanian state, cut in half and that does not work ", stressed Berisha./ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga