Berisha takim me profesionistë të drejtësisë/ Zbulohen tre temat e nxehta që priten të diskutohen
Partia Demokratike ka organizuar një takim lidhur me s...

Avokati Spartak Ngjela ka analizuar qëndrimet e mbajtura nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.
Ngjela thotë se shenjat janë që Bashkimi Evropian do ta skualifikojë Serbinë për të hyrë në anëtarësinë e Bashkimit Evropian.
Me anë të një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale, ai deklaron se për shkak se nuk u nda nga Rusia, falimentimi i Serbisë do të jetë çështje kohe.
Sipas tij, ky falimentim historik do të jetë sukses edhe për Shqipërinë e bashkuar.
Avokati thekson se lufta e Ukrainës dhe dëmtimi serioz i Rusisë në këtë luftë, do të sjellë realisht përshpejtimin e realizimit të aspiratës shekullore të shqiptarëve: bashkimi kombëtar i një Shqipërie Etnike.
Analiza e plotë e Ngjelës:
Shenjat janë që Bashkimi Evropian do ta skualifikojë Serbinë për të hyrë në anëtarësinë e Bashkimit Evropian. Sepse ajo nuk u nda nga Rusia.
l.
Presidenti Vuçiç u mundua dhe u përpoq shumë të bënte sikur do ta shkëputte Serbinë nga Rusia, por u bind se kjo politikë mashtruese nuk pranohej nga Brukseli e sidomos nga Berlini. Kjo sepse me atë politikë, Vuçiç do të rrëzohej nga nacionalizmi agresiv serb që është me Rusinë. Sot Vuçiç ka da?lë tek ai i vërteti.
Ai është lodhur kot me këtë lloj politike, sepse, në fakt, i gjithë nacionalizmi banal serb lodhet kot. Mundohet kot se kjo është kohë shqiptare.
Asgjë nuk bënë dot në Shqipëri dhe në Kosovë bandat politike shqiptare të drejtuara nga Beogradi, pushtetarë shqiptarë të shitur, që asgjë nuk bënë dot në funksion të historisë antishqiptare. Por, na duhet të theksojmë se këta Shqipërisë i bënë dëme të mëdha, sidomos në periudhën 1992-1997, kur Beogradi drejtonte politikën shqiptare në pushtet.
Por kjo i doli për-hundësh Milosheviçit, sepse ai me veglat e tij në Tiranë shkatërroi 500 fabrika dhe uzina në Shqipëri, por shqiptarët, jo vetëm i morën Kosovën, por e çuan edhe në Gjykatë e Hagës ku ai vdiq si mjeran.
ll.
Tani po pranohet gjerësisht se marrja e Kosovës nga shqiptarët, filloi historinë e re për shqiptarët dhe po krijon dekadencën e Serbisë; kurse falimentimi i Serbisë po duket se do të jetë çështje kohe.
Por ky falimentim historik do të jetë sukses edhe për Shqipërinë e bashkuar.
Janë territoret e gjerësisht shqiptare deri në Nish që për të ardhmen e tyre ngrihet pyetja: Amerika këto territore shqiptarësh të pushtuara nga Serbia me ndihmë të Rusisë dhe Francës, do t'ia lërë Serbisë apo do t'i jepen shtetit të ri të Kosovës?
Politika është në favor të shqiptarëve, prandaj përgjigja e kësaj pyetje saktësisht është në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Duhet të presim ngjarjet.
Por na duhet të theksojmë se, kjo kohë historike, është në përkrahje të plotë të shqiptarëve, për ndryshimin drastik të historisë antishqiptare të Shekullit të XIX-të dhe Shekullit të XX-të.
Këta kanë qenë shekuj tmerri për shqiptarët, por shqiptarët mbijetuan.
Ne shqiptarët në këtë kohë historike, jemi në reformimin e Shqipërisë etnike, se, në funksion të politikës amerikane, dihet prej saj se, vetëm ne shqiptarët jemi barriera solide kundër hordhive të nacionalizmit arkaik serb në Ballkanin Perëndimor, dhe dihet gjithashtu që Serbia është pushtuese e shqiptarëve, por që tani është në rrugën drejt falimentit të saj.
Dhe kjo dihej që do të ndodhte, sepse politika amerikane aktualisht është në avancim.
Lufta e Ukrainës dhe dëmtimi serioz i Rusisë në këtë luftë, do të sjellë realisht përshpejtimin e realizimit të aspiratës shekullore të shqiptarëve: bashkimi kombëtar i një Shqipërie Etnike.
Partia Demokratike ka organizuar një takim lidhur me s...
During the press release, Prime Minister Edi Rama clas...
Prime Minister Edi Rama has answered with irony and stingi...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, has avoided...
Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së përbashkët mes...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, during the join...
After returning to the Assembly for review the agreement f...
The Chairman of the Democratic Party, Sali Berisha today d...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, has cast...
The Chairman of the Democratic Party, Sali Berisha has...
The request for the establishment of the Commission of Inqui...
For the third time, the request of the Democrati...
From the joint meeting between the two governments, th...
An agreement on the exchange of real-time civil status dat...
An agreement is signed between the Minister of Education i...
Prime Minister Edi Rama today during his speech at the joi...
Prime Minister Edi Rama in the joint meeting between t...
Beyond the "darts" in the distance, regarding the reje...
Kryeministri Rama së bashku me delegacionin e qeverisë shq...
Cham week started today with an open Parliament for the Ch...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident occurred this Wednesday on the Elbasan-...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
Police have arrested a 34-year-old woman at Rinas Airport ...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...