web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Azem Hajdari, ikonë e rinisë shqiptare”/ Imami: Kreu mision historik

2022-09-12 19:43:00, Politikë CNA
“Azem Hajdari, ikonë e rinisë shqiptare”/ Imami: Kreu
Ish-ministri Arben Imami

Ish-ministri Arben Imami ka përkujtuar ish-deputetin Azem Hajdari në 24 vjetorin e vrasjes së tij.

Në një takim të organizuar nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, Imami tha se Azem Hajdari është simbol, ikonë e rinisë shqiptare që lufton për lirinë.

Ai deklaroi se brezi i Azemit e kreu misionin historik për të dalë nga kthetrat e komunizmit.

"Për PD-në, për njerëzit e lirisë, për njerëzit që kanë bërë përpjekje për këtë vend, që kanë sakrifikuar për këtë vend, ky është vendi i fillimit dhe vendi i kthimit të përhershëm, vendi ku fillon koha, kur shohim atë moment historik dhe këtë vend historik, nuk ndajmë dot veprën nga njeriu.

Padyshim vendi i Azem Hajdarit në mendjet tona, në historinë e këtij vendi është i patjetërsueshëm. Kujtimi i  tij do jetë për shumë e shumë kohë. Azem Hajdari është simbol, ikonë e rinisë shqiptare që lufton për lirinë, padyshim është i tillë se ishte i ri kur guxonte në atë kohë.

Brezi i Azemit që kanë qenë në atë kohë e ka kryer detyrën. Misionin historik për të dalë nga kthetrat e komunizmit. Fat i madh dhe për ne që u bashkuam me ta. Të rinjtë e sotëm s’kanë një luftë më të pakët, apo më pak heroike, ndoshta do jetë dhe më e vështirë.

Communism annihilated people, not only with prisons, verdicts, shootings, but also without a court decision. There is no greater destruction of man than this that we see globally. The greatest destruction is when a man is not a man and a woman is not a woman", emphasized the former minister/ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga