
Në një intervistë për CNA.al, Besart Xhaferri, ka folur për garën e kreut të FRPD-së dhe arsyet e forta që e bënë atë kandidat në zgjedhje.
Dy shtysat për marrjen e këtij vendimi janë modelet që Xhaferri ka nga partnerët ndërkombëtarë dhe roli i të rinjve si e ardhmja e këtij vendi.
I pyetur nga CNA.al për rivalët në garë, ai nuk preferoi t’i listojë me emra kush është më i miri dhe kush më pak i miri, por deklaroi se të gjithë kanë dhënë kontributet e tyre.
Parë në spektrin e tij, FRPD ka qenë motori i së djathtës, që e vetmja gjë që nuk ka bërë mirë është të qenit një organizatë kaq e mirë, me të rinj që nuk i është vlerësuar puna sa duhet.
Sekreti i fushatës së tij janë të rinjtë, që punojnë për të rinjtë, duke qenë se edhe slogani i tij është #sëbashku.
Gjithashtu, Xhaferri ka ndarë me CNA.al edhe dy shtyllat që i duhen një politikani, që sipas tij janë kapitali njerëzor dhe gjendja gjyqësore e pastër.
Përsa i përket ish-spiunëve në politikë, si u shpreh se kush i ka bërë dëm një personi tjetër, moralisht nuk duhet të jetë aktiv në jetën publike.

Në mbyllje të intervistës me gazetaren Brunilda Allkja, kandidati për kreun e FRPD-së shpalosi edhe platformën e tij për të rinjtë, që theksoi se i mungon shpresa dhe po e shohin jetën jashtë kufijve të vendit tonë.
1. Pse vendosët të garonit për kreun e FRPD-së?
Në fakt unë jam pjesë e FRPD-së prej 7 vitesh dhe gjatë kësaj kohe kam drejtuar Sekretariatin e Marrëdhënieve me Jashtë në këtë organizatë. Unë vendosa që t’i futem garës për drejtimin e FRPD-së për të sjellë modelet më të mira që kam parë dhe mësuar nga partnerët tanë jashtë si Junge Union, si dhe për të treguar që rinia është e ardhmja e këtij vendi dhe duhet të jenë pikërisht këta të rinj që të marrin rolin që iu takon në këtë shoqëri.
2. Cilin nga rivalët vlerësoni më shumë dhe cili është rivali më i dobët?
Të pestë kandidatët e tjerë kanë kontributetet e tyre në FRPD.

3. Kush është sekreti i fushatës suaj?
Me të rinjtë, për të rinjtë. #sëbashku është edhe slogani i fushatës sime.
4. Çfarë ka bërë mirë FRPD?
FRPD ka qënë motori i PD-së dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm si gjatë opozitës së Lulzim Bashës, por edhe gjatë foltoreve të Sali Berishës. Madje ishte FRPD që inicioi mbledhjen e firmave pas vendimit personal të Lulzim Bashës në dt. 9 shtator të vitit 2021. Dhe më pas dihet se çfarë ndodhi dhe u vërtetua ajo që dihej, se shumica ishin kundër Bashës dhe votëbesuan Berishën në drejtimin e partisë.
5. Çfarë nuk ka bërë mirë FRPD?
Do thoja që s’ka bërë mirë që ka qenë një organizatë kaq e mirë. E them këtë sepse të rinjtë nuk janë vlerësuar aq sa kanë punuar.
6. A i duhen politikës "non grata"-t dhe ish-spiunët?
Politikës i duhen ata që kanë kapital njerëzor dhe gjendje gjyqësore të pastër! Në çdo shoqëri demokratike. Këto janë dy shtyllat për t’u zgjedhur për pozicione në shërbimin publik. Çdo gjë tjetër që nuk cënon konkretisht gjendjen gjyqësore të një individi është thjesht një fushatë marketingu për të cënuar kapitalin njerëzor dhe mbështetjen popullore të tij. Kam përshtypjen se në rastin e Z. Berisha kjo u kthye në bumerang, sepse mbështetja e tij në bazë u rrit edhe më shumë!
Për ish-spiunët, varet nga roli i tyre specifik. Gjermania e ndaloi me ligj punësimin në administratë publike të ish funksionarëve të Stasit, ndërkohë Amerika ka zgjedhur presidentë që kanë qenë drejtorë të CIA-s. Kështu që ngelet për t’u diskutuar. Mendimi im personal është që kush i ka bërë dëm një personi tjetër, moralisht nuk duhet të jetë aktiv në jetën publike.
7. Cili është filmi më i bukur kur ishit fëmijë?
Braveheart me Mel Gibson

8. Çfarë i mungon sot rinisë?
Në fakt çfarë nuk i mungon kësaj rinie me këtë qeveri. Shohim çdo ditë që të rinjtë ikin me gomone për shkak të keq-qeverisjes së Edi Ramës, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Në një vend normal të rinjtë do largoheshin për t'u shkolluar dhe shteti do iu ofronte mundësitë që ata të kontribuonin në vendin e tyre, por në fakt kjo qeveri i ka braktisur të rinjtë. Të rinjve iu mungon shpresa, e cila është vrarë nga kjo qeveri, por edhe nga opozita që nuk ka qenë alternativë konkrete për shërimin e plagëve të shoqërisë. Shpresoj të kontribuoj për ta ndryshuar këtë.
9. Çfarë do i sillni ju të rinjve?
Unë kam një platformë për të rinjtë. Platformë të cilën po e shpalos në takimet me të rinjtë në të gjithë Shqipërinë. Edhe me sipër e theksova që rinia do të marrë atë që i takon dhe do të propozohen nisma konkrete për një arsimim sa më të mirë të të rinjve. Arsimi është një nga hallkat më të rëndësishme dhe unë kam disa propozime konkrete për këtë fushë.
10. Cili është mesazhi juaj për të rinjtë sot?
Me besoni në 1 tetor, që të vijojmë sëbashku projektin për rininë shqiptare.
#sëbashku do ia dalim./ Brunilda Allkja - CNA.al
Besart Xhaferri, the FRPD leadership candidate, spoke ...
The candidate for the head of the FRPD, Besart Xhaferr...
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar marrjen e një s...
Gjatë prezantimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shq...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehu...
Ilir Meta, kreu i partisë së inceneratorëve, LSI-së, t...
Nuk është e rastësishme, por duket se dita ditës Parti...
President Bajram Begaj left today for an official visi...
Ledina Mandia of Re-establishment appeared yesterday i...
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka bërë një r...
The head of the party of incinerators, LSI, now called...
Ferdinand Bushati, një nga personalitetet e Shkodrës q...
The MP of the Freedom Party, Erisa Xixho, has accused the ...
The head of the DP, Sali Berisha, during a meeting with th...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar ...
Journalist Arjan Çani has given his version on the gov...
The former Minister of Defense, Fatmir Mediu, has comm...
Analyst Fatos Lubonja has commented on the government'...
The chairman of the Freedom Party, Ilir Meta, was seen...
Mayor Erion Veliaj has dismissed rumors that there are confl...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
A massive brawl was recorded on Friday evening in Saranda,...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Following the Covid-19 pandemic, the World Health Organiza...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...