web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alibeaj thirrje Ramës/ Na fut në qeveri

2024-02-16 20:44:00, Politikë CNA
Alibeaj thirrje Ramës/ Na fut në qeveri
Enkelejd Alibeaj

"Ushtari më besnik" i Luli Bashës, krahu i djathtë, i komanduari i tij, Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që ta fusë në qeveri.

I ftuar në emisionin Barometri në Euronews Albania, ushtari i Bashës shprehet se është e udhës që të ketë qeveri me sa më shumë parti.

Kështu hapur, ushtari i Luli Bashës pranon ortakërinë me Ramën, duke u vënë në dispozicion për t’i siguruar edhe një tjetër mandate kryeministër.

“E udhës është që të ketë qeveri me sa më shumë parti. Për shkak të një mungese të theksuar të demokratizimit apo demokracisë”, ka thënë Alibeaj ndër të tjera në emision.

Kjo tregon qartazi atë që është artikuluar disa herë që Basha dhe mercenarët e tij janë thjesht shërbëtorët që i shërbejnë Ramës për të zgjatur pushtetin e tij./ CNA





Lajmet e fundit nga