web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alibeaj, pazar me mazhorancën për amnistinë penale

2024-03-07 12:00:00, Politikë CNA

Alibeaj, pazar me mazhorancën për amnistinë penale

Enkelejd Alibeaj po tenton të bëjë pazar me mazhorancën për amnistinë penale.

Në një deklaratë për shtyp, Alibeaj tha se deputetët e grupit të Lulzim Bashës ishin pregatitur sot të votonin amnistinë.

Megjithatë, ai i kërkoi mazhorancës që projektligjin ta kthejë në versionin fillestar. Këtë kërkesë, Luli me të vetët e ka artikuluar shpesh ditët e fundit, por sot ata kanë shtuar një kusht tjetër.

Alibeaj tha se përveçse duhet kthyer në versionin fillestar, PS duhet t’i shtojë projektligjit edhe amendamentet e propozuara nga ta.

“Duhet të miratohet ligji për Amnistinë, në versionin fillestar dhe t'i shtohen amendamentet, ku përfitojnë edhe protestuesit.

Do cotojmë Amnistinë sipas versionit fillestar të Qeverisë, ku nuk përfitojnë ata që janë në ndjekje penale apo janë dënuar nga GJKKO”, deklaroi ai.

Kështu, ushtarët e Lulit po kërkojnë të bëjnë publikisht pazar dhe kjo vetëm për interesat e tyre./ CNA





Lajmet e fundit nga