web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

6 kandidatë në garë/ Veliaj kryeson bindshëm Tiranën

2023-05-15 18:16:00, Politikë CNA

6 kandidatë në garë/ Veliaj kryeson bindshëm Tiranën

Erion Veliaj vazhdon të kryesojë garën për Tiranën me 54.44 % të votave.

Në vend të dytë renditet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bëlind Këlliçi i cili ka marrë deri më tani 34.89 % të votave.

“Lëvizja Bashkë” me në krye Arlind Qorrin renditet e treta duke rrëmbyer kështu 4.77 % të votave.

Më pas vjen PD-ja e Enkelejd Alibeajt e cila ka marrë 4.28 % të votave.

Lajla Pernaska e PDIU-së ka arritur të rrëmbejë deri më tani 0.74 % të votave ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë 0.95 %.

Deri më tani në Tiranë janë numëruar votat në 778 qendra votimi nga 941 që janë gjithsej./CNA.al

6 kandidatë në garë/ Veliaj kryeson bindshëm Tiranën





Lajmet e fundit nga