SPAK filloi punën! Hajduti i kapur, fantazon për shpëtim
Po fillon të konkretizohet lufta antikorrupsion në Shq...

Nuk e kisha menduar kurrë edhe në ëndrrën më të keqe, që një fund gushti, në vapën e Tiranës, kur vazhdojnë e marrin rrugën për të mos u kthyer më, jo vetëm infermierë, hidraulikë e kamarierë, por të gjithë ata që dinë dhe dy fjalë anglisht, gjermanisht apo greqisht, në kohën kur biznesmenët po kërkojnë punëtorë nga Banglandeshi, kur institucionet kërkojnë e kërkojnë më kot përkthyes profesionistë të certifikuar, kur njerëzit që njohin letrat e shtetit, protokollet janë me gishtat e dorës, të gjesh pa punë një shërbëtor të tillë të aftë e të ndershëm të Shtetit Shqiptar si Edvin Shvarc.
Kriminale dhe e trishtë në të njëjtën kohë!
Për ata që nuk e njohin Edvin Shvarc ai ka mbi dy dekada që punon në Presidencë, ka ndërruar katër Presidentë, ka drejtuar disa drejtori, si ajo e Marrëdhënieve me Jashtë, e Komunikimit, e Protokollit, i specializuar, madje mund të thuhet me plot gojën jo thjesht i specializuar, por i stazhonuar për Protokollin Zyrtar të Kreut të Shtetit, plus përkthyes zyrtar i katër Presidentëve, i pajisur me certifikatën e sigurisë më të lartë atë të NATO-s.
Ndoshta ka nga ata që mund të mbajnë mend, që ishte zëri i Edvin Shavrc që përkthente nga kabina kur Shqipëria mori ftesën zyrtarisht për t’iu bashkuar Aleancës, ashtu sikurse ishte po Edvin Shvarc që në Strasburg po në takimin e NATO-s , ishte i vetmi përkthyes që u lejua në takimin me Obamën, takim që e kaloi mesnatën.
Edvin Shvarc është nga ata Shërbëtor të Shtetit që çdo mëngjes e gjen në zyrë që në shtatë të mëngjesit, madje shpeshherë e gjen në punë dhe të shtunë e të diel. Ai vjen me këmbë, nga shtëpia e tij 60 metra katror, nga Ali Demi, ku jeton me bashkëshorten dhe nënën, shtëpi të cilën ja la trashëgim përkthyesi i madh Robert Shvarc, e vetmja pasuri nga puna e tij monumentale për letrat shqipe, shtëpi të cilën i biri nuk mundi as ta ndërrojë e as ta zgjerojë, pikërisht se ashtu si i ati është një Shërbëtor shembullor i shtetit shqiptar.
Kur ke dy pare mend dhe pak dashuri për vendin tënd, njerëz të tillë nuk merr guximin t’i zëvendësosh kur ndërrohen sisteme apo regjime e jo më kur ndërrohen dy vdekatarë.
Ky shkarkim në fakt tragjik për mesazhin e keq që i jep me dhjetëra qindrave shërbëtorëve shembullorë të shtetit (aq sa mund të jenë), bëhet në të njëjtën kohë dhe komik kur mëson arsyet e shkarkimit të Edvin Shvarc: Nuk iu shkon mendja kurrë! Pas gati dy dekadave në Presidencë nuk ka konvertuar diplomën e shkollës në Amerikë.
Për këtë, po e heqin, edhe pse disa veprime burokratike i ka ribërë së fundmi nuk i lënë idjotësisht dhe të paktën disa javë kohë…E nuk mjaftojnë dhjetra konkurse të rregullta me Komisione të certifikuara nga DAP, nuk mjaftojnë 20 vite punë, nuk quhet fare as që ka përthyer për Obamen e lidera të tjerë botërorë.....
Këto rreshta nuk janë një elegji për shkarkimin e një nëpunësi të vogël të shtetit shqiptar, se Edvin Shvarc jam i bindur mund ta shikoni nesër në ndonjë zyrë në Uashington, Bruksel, apo dhe Tel Aiv, vend me të cilin ka dhe lidhje gjaku. Këto rreshta janë një elegji për Shqipërinë e vitit 2022, ku hiqen nga puna ata nëpunës të aftë e fisnikë që kanë mbetur në periferi me një dhomë e kuzhinë dhe promovohen ata që kanë bërë nga dy tre vila me rroga shteti.
Edvin Shvarc ishte student i pikasur i dhjetorit, iku dhe erdhi nga Amerika dhe për mbi dy dekada kontribuoI profesionalisht dhe ndershmërisht për këtë vend. Ndoshta dhe mund të ikë prapë. Po për momentin, ashtu si i ati i tij, jo pak herë i zhgënjyer nga padrejtësitë e pushtetit, gjendet i vetëm me kafe përpara dhe me cigare në buzë, duke na treguar si ciceron në heshtje, Shqipërinë me President Bajram Begaj.
Po fillon të konkretizohet lufta antikorrupsion në Shq...
Yesterday, all of a sudden, when it had not yet been a...
Yesterday's developments were not unexpected for Ilir ...
Edhe sot ka tentuar të bëjë të fortin Ilir Meta, përkatësi...
In general, left-wing parties have the lower layers of...
Still tired of debunking a stupid lie by Ms. Yuri Kim ...
Pekini ishte këto ditë kryeqendra botërore e robotëve. Nga...
1- Sikur ata agjentët në Gramsh të ishin serbë do ndje...
How they did not forget once and never missed an oppor...
Të gjithë ata që po akuzojnë kryeministrin se u kacavo...
Although today he said that he will wait until Septemb...
Around the 70s - I bought a house on "Myslym Shyri" st...
"Beer Festival" took place in Korça for 5 nights, thro...
Let's go back to our issues, we can't deal with those of R...
If it is as Ay said, that in the conditions of the war...
Maybe I will look bad and most likely I will annoy som...
This morning I called a friend of mine who lives on Ku...
Since last night, our "state" only extols to express i...
Scared like never before after the incident in Gramsh with...
Revolution is often talked about, revolution is called...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbis...
Kosovo citizens are voting in new snap parliamentary elect...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...