
Të gjithë ata që kanë dashur të dinë të vërtetën e Edi Ramës për 137 bredhjet e tij me avion taksi nëpër botë edhe nëse kanë tentuar të kuptojnë kanë mbetur më të pasqaruar pasi kanë lexuar alibitë e kryeministrit. Unë isha njëri prej tyre. I mbytur nga kakofonia e shifrave shpesh të fryra dhe shpesh qëllimkeqe, u kuriozova të shoh se ç’thoshte vetë i zoti i punës. E pashë me durim deri në fund fjalën e tij para militantëve socialistë të Bulqizës, vërejta se si nxori nga xhepi i pasëm i pantallonave, një letër si të grisur nga defteri i një qoftexhiu dhe lexoi prej saj dy tre shifra, pa publikuar asnjë faturë, pa bërë transparent asnjë bilanc zyrtar dhe pa detajuar asnjë udhtim.
Pastaj me të njëjtën lehtësi e rifuti atë kartë të zhubrosur në xhepin prej nga e kishte marrë dhe filloi të shajë Berishën “non grata” dhe “shpifarak”, opozitën e rublave, Metën që përpos gënjeshtar është dhe spinun, gazetarët gjobaxhinj që flasin për çarterin e tij në banaqet e mbrëmjes dhe prokurorët e Tiranës që nuk i rasin në burg të gjithë këta së bashku.
Duke e dëgjuar mendimi i parë që të shkonte në mendje qe: ore ç’ka në këtë rast me Berishën, Metën apo ndonjë media kritike? Të kishte qenë për ta dhe jo për hakerat iranianë, 137 fluturimet e tij do të kishin mbetur ende pa zbuluar. Ata mund të kenë abuzuar me shifrat, mund edhe ti kenë fryrë ato, por problemi nuk është ky. Pikërisht për ta zhbërë këtë abuzim edhe nëse ka një të tillë, politikanët seriozë në vendet me demokraci të konsoliduar sillen krejt ndryshe.
Kështu mund të kishte vepruar dhe Rama. Ai fillimisht mund të shpjegonte se si qeverisjes së tij dixhitale i kanë dalë në pazar të gjitha ndërresat e palara të shtëpisë. Se deri në ç’pikë piratët informatikë kanë vjedhur të dhënat dhe sekretet tona. Dhe pasi të zhvishej nga kjo përgjegjësi, pa fjalime, pa sharje, pa romuze, le të publikonte ato 137 fatura me çmimet dhe aeroportet përkatëse, në mënyrë që të shfrynte përmes transparencës, të gjithë thashethemnajën.
Por, në vend të kësaj sjelljeje normale, prej njeriu të përgjegjshëm që është i bindur në pastërtinë e tij, Rama e shiti veten për një star, të cilit i kishte rënë mbi supe edhe bara e vështire e promovimit të linjës së re ajrore kombëtare. Pra ai i paskësh hipur “Ismailit”, jo për komoditetin e vet, por për ti bërë reklamë “Air Albania”.
Nërkohë që ai këpuste këto broçkulla salla e bulqizakëve socislistë brohoriste.
Por e keqja qe se me të njëjtën emfazë prej tifozi i kishin përshkruar alibitë e Ramës edhe pjesa më e madhe e mediave. Në shumicën e titujve të tyre nuk gjendej asnjë factcheck për vërtetësinë e pretendimeve të kryeministrit, por ato ishin të mbushura me epitetet “hjenë”, “shpifarak” “spiun”, “rublaxhi”, “gjobaxhi”.
Pra edhe për ato, ashtu si për Ramën, i rëndësishëm ishte dizenjimi i armikut të radhës, qoftë ky politikan, gazetar apo prokuror dhe jo zbulimi i së vërtetës.
Vetëm po të vëzhgosh mënyrën se si u pasqyrua nga shtypi dhe TV-të mbrojtja, në dukje fëmijënore e Ramës, arrin të kuptosh se përse kryeministri i ka dhënë fund detyrimit për llogaridhënie, shpjegimit me fakte, përgjigjes me prova ndaj akuzave. Sepse kjo lloj sjelljeje ekziston vetëm në sistemet demokratike. Ndërsa në ato si ky yni, boll të prodhosh sharje e shpifje, ti shumfishosh ato përmes makinersisë të stërmadhe të propgandës dhe askush nuk do të kujtohet më për të vërtetën.
Edi Rama nuk është as i pa ditur dhe as i pazoti, që nuk tenton të bindë me prova, ai e di se ka ngritur një fabrikë manipulimi të aftë për të mbjellë urrejtje dhe për të ndarë shoqërinë në “ne” dhe “ata”.
Prandaj, për skandalin e 137 fluturimeve me çarter, ai nuk ndjeu as përgjegjësinë më të vogël për të bërë transparencë.
Prandaj ai nuk pati preokupimin e llogaridhënies për ata taksapaguees që nuk janë as me të, as me opozitën, por thjeshtë duan të dinë se si qeverisen.
Në vend të këtij normaliteti ai ofroi cirkun e përhershëm, me fjalor të shfrenuar dhe armik të përcaktuar.
Kjo shpërfillje ndaj së vërtetës është linja me të cilën ka zgjedhur të sundojë.
Dhe për sa kohë që do ti funksionojë, ai do vazhdojë të fluturojë në ajër me paratë tona, duke i pështyrë si “shpifarakë” dhe “hjena”, ata që e bezdisin poshtë në tokë.
Lajmi se katër kineze u ndaluan nga policia shqiptare ...
This is the biggest dilemma of the democrats, who, as ...
Yesterday, during my professional engagement, I met one of...
Kiko Majmuni (K.M) vendosi që pushimet e vjeshtës t’i ...
Imagine a country where the policeman fears the thug, the pr...
I am still not convinced of the justice of taking this...
I searched for a few days on the Internet to learn som...
Pati disa zëra publikë, por edhe drejtues të PD-së reale p...
It has been several years now that, on the one hand, we he...
We are currently seeing an important innovation, which ris...
Gjergj Luca is my friend, one of the few, true in the ...
The news that the Minister of the Interior had resigne...
Since the salaries of pedagogues of public universitie...
Opozita shqiptare ka 24 vjet që humbet Tiranën. Socia...
For the mayor, an urban architect is needed to come up wit...
Nineteen days after the invasion of Ukraine began, Russia'...
Liz Truss was elected prime minister in Britain 40 day...
It may seem a coincidence to some that particularly dr...
The news that the two satellites Albania 1 and Albania...
Nga Lorenc Vangjeli Nuk ka shumë për të zgjedhur! Nuk ekz...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...