The Albanian who surpasses Archimedes' Lever
Monkey Kiko has been shocked these days by the governm...

Bllokimi i sotëm i sistemit TIM-s është sulmi i radhës ndaj Shqipërisë, por me siguri nuk do të jetë i fundit. Ky sulm kibernetik nuk është punë “hackerash”, që kërkojnë gjoba, por është akt lufte i Iranit si kundërpërgjigje ndaj mbështetjes së opozitës iraniane dhe ndërprerje së marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollahëve.
Qindra - mijëra qytetarë shqiptarë dhe të huaj mbetën të bllokuar sot në pikat e kalimit kufitar, portet dhe aeroportin kryesor të vendit për shkak të agresionit kibernetik me adresë Iranin. Por askush nuk mund të thotë se më e keqja ka kaluar.
Bllokimi i lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në kufijtë e Shqipërisë është këmbanë alarmi për atë që mund të vij më pas. Pas bllokimit të AKSH-it, hakerimi i sistemit TIM-s është sinjali se ky është vetëm fillimi... Mesazhi në të dy rastet lidhet me strehimin që Shqipëria i ka ofruar opozitës iraniane. Pamjet që tregojnë hackerimin e kamerave të sigurisë në aeroportin Nënë Tereya dëshmojnë se armiku përballë nuk është i zakonshëm dhe beteja me të nuk do të jetë e lehtë.
Në kushtet kur puna dhe shërbimet po zhvendosen on line është krejt e mundshme që lufta të vijojë të jetë kibernetike, por nuk përjashtohet që aktet terroriste të shtrihen si ndaj anëtarëve të MEK në Shqipëri ashtu edhe ndaj popullatës civile. Nuk përjashtohet edhe sulmi ndaj infrastrukturës kritike të vendit (energjia, digat, ujësjellësat)
Pyetja nuk është më a do të ketë më sulme, por ku(r)? Nëse nuk kemi ekspertizën e duhur për sigurinë digjitale, duhet të përgatitemi për sigurinë fizike.
Ngjarjet që po ndodhin nuk kalohen me njoftime në rrjete sociale, me frazën se “po punojmë me partnerët” apo me lajme me tis paniku, por me marrjen e veprimeve urgjente si për sigurinë digjitale, ashtu edhe për sigurinë fizike. Kjo nuk është lojë!
Krahas mbështetjes që vjen nga aleatët (kryesisht nga SHBA), është koha për të nxjerrë me shpejtësi mësime nga sulmet e fundit kibernetike. Siguria digjitale duhet marrë seriozisht. (çka do të thotë se është e pafalshme që tenderat për sigurinë digjitale të trajtohen si tendera rrugësh ku si rregull përjashtojmë kompanitë ndërkombëtare)
Në këtë “luftë” nuk jemi vetëm. Si vend anëtar i NATO-s gëzojmë mbrojtjen kolektive të nenit 5 (kur një vend anëtar sulmohet, janë sulmuar automatikisht edhe 29 anëtarët e tjerë të Aleancë) Por lufta e shpallur është asimetrike. Nuk është lufta klasike ku ushtria armike dhunon territorin, apo hapësirën ajrore e detare, por një grup individësh ndoshta me bazë në një vend të tretë agresojnë on- line dhe sjellin dëme të pallogaritshme për vendin.
Në samitin e NATO-s në 2016, Aleatët, krahas ajrit, tokës dhe detit, shpallën hapësirën kibernetike një domen të ri operacional.
Aktivizimi i nenit 5 si kundërpërgjigje ndaj një sulmi kibernetik u përsërit edhe vjet në Komunikatën e Samitit Brukselit, ndonëse vlerësimi për këtë situatë bëhet rast pas rasti. Aleanca është fat për ne, por Aleanca është për të shtuar forcën dhe jo për të rritur dobësinë. Nuk mundet që për çdo gjë të presim zgjidhjen nga aleatët.
Pa pritur se çfarë do të bëjnë aleatët, disa detyra shtëpie mund të bëhen:
monitorimi i situatës, ngritja e një Task Force për monitorim, koordinim dhe veprim, rritja e gadishmërisë në objekte me rëndësi strategjike, ndërgjegjësimi i opinionit publik, administratës dhe biznesit, planifikimi i burimeve njerëzore dhe financiare, si dhe një strategji afat shkurtër dhe afat gjatë për t’u përballur me sfidat e reja të sigurisë.
Presidenti, edhe si ish ushtarak duhet të kishte mbledhur ndërkohë Këshillin e Sigurisë Kombeëtare. Hezitimi dhe vonesat për të vepruar dëshmojnë se e gjitha çfarë po ndodh nuk po merret seriozisht.
Monkey Kiko has been shocked these days by the governm...
One year ago today, Lulzim Basha took the only strong ...
I am not a conservative at all when it comes to the Albani...
In continuation of the debate, analysis and discussion reg...
From the investigations so far, it turns out that neit...
Today, the parliamentary session was marked by the bri...
1-Shteti të ruhet me policë privatë, ndërsa privatët t...
The question that, if I were here, would I join the...
Muhamet Rrumbullaku is an old policeman, he may be amo...
NATO has reacted regarding the breakdown of diplomatic...
Yes, definitely not! We have the right that the law gi...
How to unite Albania, it is easy to divide it! The divisio...
I've been saying since 2012: don't base urban family h...
I don't know why the Albanian prime ministers - in Pri...
Dear friends, The summit of the Belgrade-Tirana-Skopj...
Po ndiqja këto ditë aksionin e strukturave të IKMT në ...
It's been 24 hours since the owner of "Prestige" in Go...
On Friday you had an old friend at home: Ceken Berat....
China brings back foreign students. After almost two a...
There has been a great wave of opposition longing for ...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Kosovo citizens are voting in new snap parliamentary elect...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Gunfire erupted in Ohio, USA, in the area where the Old We...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...