The Great Queen Elizabeth and us
I am not a conservative at all when it comes to the Albani...

One year ago today, Lulzim Basha took the only strong decision of his political life, the separation of the Democratic Party from Sali Berisha. All other strong decisions such as leaving the Parliament and boycotting the local elections were always implied to be a collective decision or a push by Berisha.
But was his decision last September 9 the right one?
*****
Lulzim Basha trashëgoi nga Berisha një kolltuk të stërmadh. Me firmën e tij ai mund të bënte deputet 40-50 deputetë, mund të shkatërronte karriera të konsoliduara, mund të ndërtonte shumë shpejt klanin e tij të servilëve përmes premtimeve, shpesh të pambajtura. Të gjitha këto i erdhën në sajë të ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës që e kthenin partinë në pronë të Kryetarit. Nuk kishte asnjë mekanizëm politik për ta shkarkuar Kryetarin. Humbja e mundshme e zgjedhjeve thjesht e çonte në një votëbesim formal që e kontrollonin instrumentet e Kryetarit. Me pak fjalë ishte një formalitet.
Në Parlamentin e 2013-ës mungonte Kryetari dhe politikën e bënin kundërshtarët e tij më të mëdhenj brenda partisë. Megjithatë, arritjet më të mëdha politike të Lulzim Bashës i përkasin atyre viteve. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit largoi një numër të konsiderueshëm pushtetarësh socialistë nga Parlamenti apo Pushteti Lokal.
Por, fitorja më e madhe ishte krijimi i perceptimit se Rilindja e Edi Ramës është e mbushur plot me persona të inkriminuar që ushtrojnë ndikimin e tyre të paligjshëm për të përfituar pushtet politik. Kjo, padyshim ka qenë merita e Lulzim Bashës. Është e vetmja meritë e madhe që unë i njoh atij në 9 vjet Kryetar të PD-së.
Në vitin 2017 ishte ballafaqimi i parë politik, zgjedhjet e përgjithshme. Lulzim Basha dhe PD instaluan një Çadër që u quajt “Çadra e Lirisë”, një formë proteste që kërkonte largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e një Qeverie Teknike për zgjedhjet. Çadra ka qenë fiasko e parë publike e Bashës. Data e zgjedhjeve po vinte e Rama tallej publikisht me Kryetarin e PD-së dhe nuk i jepte asgjë. Një ditë i tha që do i japë Drejtorin e Muzeut Kombëtar. Ndërmjetësit ndërkombëtarë nuk ishin të zotë të sillnin rezultate…
Basha mbërriti një ditë në Çadër në kufinjtë e dëshpërimit dhe po ndiqte i përhumbur një ndeshje shahu mes Aldo Bumçit dhe një grevisti. Ajo foto ishte foto simbol e paaftësisë së tij. Ai njeri po e çonte opozitën në qorrsokak, kishte tendencën të merrte vendime që e çonin drejt humnerës politike. Kur u arrit marrëveshja e 17 Majit u duk sikur i fituari ishte Basha, aq në pikë të vdekur dukej situata. Në marrëveshjen e asaj nate Basha ra dakort të merrte pjesë në zgjedhje me vetëm një javë shtyrje – pa koalicion të përbërë.
Kjo ishte një humbje e madhe duke ditur se PD ishte minorancë në vend dhe mund të vinte në pushtet vetëm përmes koalicioneve të gjera politike, siç kishte bërë Berisha gjithmonë.
Basha po i shihte ato zgjedhje si një formë e pastrimit të Partisë nga figurat e vjetra të konsoliduara si Topalli, Bode, Imami, Patozi etj etj. Atij nuk i bëhej vonë për fitoren. Fundja ajo do të vinte radhën tjetër, pas 4 vitesh, siç ka ndodhur gjithmonë....
Anëtarësia e votoi vetëm një muaj pas humbjes katastrofike sikur të mos kishte ndodhur asgjë….
Basha i largoi të gjithë por mbajti Berishën. Jo nga dëshira por sepse e dinte shumë mirë që Berisha ishte ajo Parti. Ai kujdesej që të krijohej perceptimi se vendimet në atë Parti merreshin nga konsultimi i tij me Berishën. Çka ia mbante anëtarësinë kompakte edhe pas gafave politike. Kështu erdhëm te djegia patetiko-idiote e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale! Një nga vendimet më të palogjikshme dhe të paanalizuara politike që ka marrë ndonjëherë ndonjë politikan! Kostoja politike që mori opozita ishte katastrofale; dorëzoi gjithë pushtetin lokal, i dha shumicën e cilësuar Ramës për të ndryshuar Kushtetutën (çka ai e bëri pa iu dridhur aspak dora), projektoi humbjen e zgjedhjeve të ardhshme kombëtare dhe diskreditoi Presidentin e Republikës duke e detyruar të dekretonte ndryshimin e datës së zgjedhjeve- një vendim absurd i detyruar nga ajo lëvizje absurde.
Viti 2019 duhej të mjaftonte për shkarkimin e Kryetarit të PD-së pa asnjë ekuivok. Por mekanizmi i Partisë së Kryetarit të gjithpushtetshëm e mbrojti. U tha nën zë që vendimet ishin marrë nga Berisha ose nën ndikimin e tij. Në fakt kjo duhej të ishte një arsye madhore për dorëheqjen e Bashës – ai nuk qenka Kryetar i saj por klloun. Aso kohe kam shkruar shkrimin: “Lulzim Basha, fundi i një shprese të kotë”. Servilët e panë si shkrim të paguar, m’i kanë treguar thashethemet e asaj kohe në PD.
Lulzim Basha meritonte të futej në burg për dëmet që i ka bërë në 2019-ën Opozitës. Përkundrazi, asgjë nuk ndodhi. PD ishte tredhur, nuk kishte kundërshtarë në oborr, ata ishin flakur. Ata ishin tredhur në 2008-ën në fakt, kur Kryetari u bë pronar i Partisë. Fajtorë ishin kritikuesit e Bashës jo Kryetari ????.
Përkundrazi, ai filloi të gjallërohet, të flasë për Reformë Zgjedhore me Damianin, hajdutin e deklaruar të zgjedhjeve të 2015-ës. Berisha nuk fliste, bënte sikur nuk ka ndodhur asgjë. Asnjë fjalë për gafat politike të kryetarit. “Hë se ja, pas një vit e gjysmë po vijnë zgjedhjet” – ishte një lloj ngushëllimi…
Pastaj erdhi marrëveshja patetike në Ambasadën Amerikane për të ruajtur çdo gjë siç ishte për zgjedhjet. Basha del i lehtësuar dhe duket sikur ka fituar nga ajo marrëveshje. Por shumë shpejt u kuptua se Rama po tallej me të. Ai nënshkrim nuk kishte kurrfarë rëndësie, Rama ndryshon Kushtetutën me surrogatët që Basha kishte dërguar në Parlament! Aty morën fund edhe zgjedhjet e 2021-shit!
Humbi zgjedhjet, prapë avazi; në bashkëpunim me Berishën rikonfirmohet Kryetar. Nga të tre a katër kandidatët, vetëm Basha nuk shkon në Ambasadë Amerikane por u kërkon këtyre të fundit prova për non gratan. Dukej se vetëm ai nuk e lë në baltë Doktorin. Anëtarësia e shpërblen, fiton 80% të anëtarësisë, për turpin e çdo demokrati!
Si mundet një njeri kaq i paaftë, që në çdo vendim që ka marrë ka prodhuar dështim spektakolar, të rizgjidhet për herë të tretë Kryetar i PD-së? Mbështetësit e tij hodhën tezën se ai ka qenë në hijen e Berishës prandaj nuk ka ndritur. Po kjo në vetvete është një tezë dështake! Pse do rrijë në hijen e Berishës? Nëse nuk ishte Kryetar me kompetenca të plota pse nuk jep dorëheqje për këtë arsye? Unë nëse do isha në vend të tij do i thosha: “Doktor ose ma lër Partinë ose merre. Nuk mundet të rrimë të dy Kryetar. Unë do e marr kur ti të ikësh nga politika”. Ja kjo është kurajo politike. Kjo do e ekspozonte Berishën përpara vendimmarrjeve të gabuara dhe do i jepte Bashës një profil lideri. Nuk ka lidership me skuthllëk, me intrigë e qëndrime ambige, i pavendosur e pa mendim politik.
Ai është një njeri i vdekur politikisht po aq sa Berisha. Çdo shpresë e ngritur për një projekt politik me lider Bashën është një fiasko e lajmëruar. Partia Demokratike duhet të dalë nga qerthulli i figurave të vdekura politikisht. Lideri i së ardhmes duhet të jetë 35-40 vjeç dhe i papërlyer me mëkate të së shkuarës.
Tani të dalim te pyetja që ngrita në fillim: A ishte vendimi i duhur ai i 09 Shtatorit të kaluar?
Edhe vendimi për largimin e Berishës nga Grupi Parlamentar ka qenë taktikisht i gabuar. Makar si të gjitha vendimet e Lulit. Ai duhej ta diskutonte privatisht me Berishën dhe t’ia komunikonte mendimin e tij. Siç edhe e ka bërë. Kur Berisha të mos e pranonte (siç edhe ndodhi) atëherë Basha të deklaronte bashkë me largimin e Berishës edhe dorëheqjen e vet. Si një akt moral për të ruajtur PD-në nga furia e Berishës në sulm ndaj Bashës. Në rast se Basha do të ikte, e gjithë lëvizja e Berishës do të ishte pa motiv. Basha do të dukej jo si djali plangprishës por si politikani largpamës që nuk merr peng Partinë për ta kthyer në një kështjellë amerikane kundër Berishës. Berisha ndoshta do të bënte të njëjtën lëvizje por efekti nuk do të ishte i njëjtë.
But Basha always makes the wrong decision. On September 9, I knew its conclusion. Not because he was making the wrong decision, but because he is a failure. He couldn't be a winner. Berisha had made him the winner within the Party, in 2013, 2017 or 2021. Any project centered on Basha is destined to fail.
I am not a conservative at all when it comes to the Albani...
In continuation of the debate, analysis and discussion reg...
From the investigations so far, it turns out that neit...
Today, the parliamentary session was marked by the bri...
1-Shteti të ruhet me policë privatë, ndërsa privatët t...
The question that, if I were here, would I join the...
Muhamet Rrumbullaku is an old policeman, he may be amo...
NATO has reacted regarding the breakdown of diplomatic...
Yes, definitely not! We have the right that the law gi...
How to unite Albania, it is easy to divide it! The divisio...
I've been saying since 2012: don't base urban family h...
I don't know why the Albanian prime ministers - in Pri...
Dear friends, The summit of the Belgrade-Tirana-Skopj...
Po ndiqja këto ditë aksionin e strukturave të IKMT në ...
It's been 24 hours since the owner of "Prestige" in Go...
On Friday you had an old friend at home: Ceken Berat....
China brings back foreign students. After almost two a...
There has been a great wave of opposition longing for ...
Two Prime Ministers of Kosovo enthusiastic about the "...
Monkey Kiko very calmly received the news about the re...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Kosovo citizens are voting in new snap parliamentary elect...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi sot n...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Gunfire erupted in Ohio, USA, in the area where the Old We...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...