"Note to those who think there is still environmentalism in the protest"/ Rama responds to commentators
Prime Minister Edi Rama has responded to commentators thro...
Prime Minister Edi Rama has responded to commentators thro...

Nuk kishte mënyrë për t'i shpëtuar vigjilencës së komshiut.
Pavarsisht se kush trokiste në derën tënde, nëna, motra apo vëllai, një mysafir apo një mik; më nuhatës se një qen, më i shpejtë se një lepur, i pari që hapte derën, nuk ishe ti por komshiu përballë me shkumë rroje në fytyrë, duke u mbllaçitur, duke mbërthyer kopsat e pantallonave, a duke mbërthyer rripin e mesit.
I tmerruar nga përfytyrimi se komshiu mund të bënte të njëjtën gjë me ty, ti nuk hyje kurrë në apartamentin e komshiut. Por ishte kujdes i kotë. Komshiu e gjente gjithmonë një mënyrë për të hyrë në shtëpinë tënde.
Meqënese komshiu s'kishte asgjë për të fituar, asgjë për të humbur, asgjë për të ndarë, gruaja e komshiut s'kishta asnjë arsye për të mos mbetur vazhdimisht shtatzanë. Kur ndodhte që numri i kalamajve të komshiut kalonte masën kritike dhe shtatzania e rradhës konsiderohej e tepërt, andej nga muaji i pestë apo i gjashtë i shtatzanisë, komshiu gjente një infermiere në pension për t'ja nxjerrë gruas fetusin me çengela hekuri mes klithmash dhe ulurimash që mbushnin mëhallën.
E vetmja manovër për ta pakesuar disi kuriozitetin gjithmonë në rritje të komshiut, ishte të hiqeshe sikur s'kuptoje, pra të bëje rolin e budallait.
Çmenduria e vetshpallur e zbaviste komshiun. Megjithatë përmbahej. I frigej ndonjë rreziku të paparashikueshëm që mund t'i vinte nga sjellja e çuditshme e dikujt që preferon të hiqet i çmendur edhe pse i çmendur s'është.
Në kushtet e pamundësisë absolute për të jetuar më mirë, për të pasur më tepër, për të ngrënë, për t'u veshur e mbathur, kur i mungonin të dhënat e sigurta, imagjinata e komshiut më e papërmbajtur se e Ajnshtajnit kombinohej me aftësinë e tij rrëfyese më të fuqishme se të Tolstoit.
Të kishe komshi një mediokër që kishte lexuar vetëm "Shvejkun" dhe "Tre Shokët" dhe të shurdhonte me dromca për të vjellë nga ato dy libra, ishte një mënxyrë që nuk rrëfehet dot. Gjysmaku e hidhte aq përpjetë sikur nuk ishit komshinj të dy, por vetëm ti komshiu i tij.
Vështirë t'i bëje ballë zellit të komshiut për të bërë të ditur hollësira nga jetët e të tjerëve. Të bëje sikur për jetët e të tjerëve nuk ishe i interesuar, për komshiun ishte krejt e pabesueshme, dhe fillonte dyshonte, niste thurte meselera inekzistente për ty.
Të tregoje interesim ndaj thashethemeve të komshiut, por të hiqeshe sikur nuk kuptoje, mund të ndodhte që ta besonte për një çast, dhe përjetoje një moment çlodhje. Por pas pak komshiu vinte në vete. Çfarë do ndodhte më pas nuk mund ta gjente dot asnjë parashikim fallxhoreje.
Për të krijuar një farë sigurie që komshiu të mos të spiunonte, mund të gjeje ndonjë mënyrë që ta zbusje pak bishën, që ta vinte pak dorën në zemër, të ishte pakëz i mëshirshëm. Prekej disi nga ky afrimitet. Por zgjaste pak. Vinte shpejt në vete, dhe niste përsëri të spiunonte.
Të kishe durim ta dëgjoje, komshiu të spjegonte fije për pe nga stërgjyshi i tij tek e ardhmja e ndritur kur nën udhëheqjen e partisë revolucioni proletar botëror do triumfonte.
Ta kundërshtoje sadopak komshiun, ishte një nga mënyrat për t'i thënë burgut hapu.
Komshiu, ky fatalitet i mënxyrshëm prej të cilit nuk shpëtoje dot asnjë çast, bërtiste; Jam puntor, jam proletar, bota më përket.
Kishte të drejtë komshiu. Ai të cilit bota dhe jeta nuk i përkisnin, ishte komshiu i komshiut.
Tashmë s’është as supozim, as hamendësim e as qëndrim i op...
Monkey Kiko, although he has been in Albania for five ...
We are up to our necks with ex-fuksa and fuksa. We hav...
"Is the security associate with the initials IM, the e...
In those years, we used to hang out on the "Islam Alla...
It is the middle of summer and the two most vital sectors ...
Sali Berisha dhe Aleksandër Meksi. Rexhep Meidani dhe ...
Usually in American prosecution practices, when someon...
Një popull i dërmuar, i mashtruar, i vjedhur dhe i shk...
A do të ndodhte rënia e e-albania, nëse do të hetohej ...
Is the Security employee with the initials IM, the ex-...
Erdhi koha të pyesim? Kush e disponon sot agjenturën ...
If it were for me, I wish that Ilir Meta had not been a co...
Cape of Temptation and degeneration. Simple to understand....
A few days ago, Auron Tare published a video, where Ri...
(12) The agent file of KM is opened (K. M= Kiko Majmun...
Imagining a future Albania with hats and dance, football a...
Albanians had a big wedding yesterday! The wedding of the...
Kur bërrylat politikë, na i shesin si ringjallje etike: R...
Celebrating 100 years of a relationship vital to a nation ...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
The counting of votes for political entities in Kosovo has...
The Chairman of the Central Election Commission, Kreshnik ...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...