"Note to those who think there is still environmentalism in the protest"/ Rama responds to commentators
Prime Minister Edi Rama has responded to commentators thro...
Prime Minister Edi Rama has responded to commentators thro...

In those years, we used to hang out on the "Islam Alla" street, a Tirana alley, then wonderful paved with cobblestones and mostly clean adobe houses, full of gardens and fruit trees, connecting between "Myslym Shyr" and the Street of Kavajes, we had learned a game as funny as it was dangerous.
I don't remember who suggested it to us.
Nga porta prej druri e oborrit që i takonte familjes së njërit prej nesh, ku kishte një të çarë të vogël, nxirrnim një fije peri, në fundin e së cilës lidhnim një njëmijëlekësh të asaj kohe. Njëmijëlekëshi qëndronte në mes të rrugës sikur dikujt t’i kishte rënë nga xhepi a portofoli. Ideja ishte që kur njeriu që kalonte në rrugë ta shihte, të ulej ta merrte dhe ne ta tërhiqnim fshehurazi fijen e perit që letra e lekut të lëvizte në rrugë dhe ndjekësit e saj t’i shkonin pas për ta kapur.
Mos harrojmë që ajo rrugicë ishte strategjike sepse andej kalonin nëpunës që e kishin banesën në Tiranën e Re dhe punonin nga ana e Rrugës së Durrësit, ku kishte institucione si Ministria e Arsimit, shtëpitë botuese, zyra të Komitetit Ekzekutiv etj.
Kishim qejf të shihnim në orët e para të mëngjesit, ose në muzgun e paradarkës që nëpunës të kollarisur, me kravata, me pamje të ndershme hipokrite, që ecnin si kallama duke mbajtur gjoksin gufmuar përpara dhe vithet pak të nxjerra nga pas si pasojë e impostimit, t'i shihnim duke ecur këmbë e duar në kalldrëm duke gjurmuar lekun si qeni kockën që gjen në rrugë!
I urrenim ato qënie hipokrite, servile, pa shpirt që ecnin me dy këmbë si gjithë njerëzit e tjerë, por ua punonin pas shpine të gjithëve!
Por qejfin më të madh kishim të arrinim të rrëzonim në kalldrëm njërin prej tyre, atë më të gjatin, që ecte rrugës duke u tundur, me një dosje të zezë llustrafin në dorë, me këpucë me maja, dhe me kokën gjysmë tullace. Ishte i përbuzshëm në fodullëkun e vet bosh! Nuk di se përse e përbuznim aq shumë!
Ai një copë nëpunësi gjysmë i lartë ishte, një lloj servili që hiqej sikur të ishte sundimtari! Nuk ishte veçse një tip rregjenti!
Sot mendoj që ndofta ai që na e shtiu në mendje këtë lojë për të provuar dinjitetin dhe ndershmërinë e nëpunësve ka qenë ndonjë armik i popullit, ndonjë disident i fshehur, ndonjë i pakënaqur ose thjesht ndonjë tironc i djallëzuar, që dëshmonte kështu se sa vlente teoria e njeriut të ri të pakorruptuar.
Sa herë e kemi provuar atë lojë, sa gëzime, të qeshura dhe zhgënjime kemi pasur. Mbi dhjetë kalamaj fshiheshim pas derës prej druri, secili kishte vendosur syrin në një nga të çarat e saj për të parë skenën e teatrit dhe komedisë që do të luhej në rrugë. Nja dhjetë kalamaj të tjerë rrinin shpërndarë në rrugicë, gjoja në punë të tyre, por që ishin përqendruar te ngjarja që do të ndodhte.
Dhe njëri prej nesh, me radhë, kryente veprimin, tërhiqte fijen me lekun në majë, shtrirë njëmijëlekëshja mbi rrugën me kalldrëm dhe e tërhiqte atë sipas rastit. Ai ishte peshkatari. Ishte si një gjueti peshku, ku paraja prej letre ishte grepi.
Çfarë nuk na kanë zënë sytë! Një lloj kamera e fshehtë e kohës. Kishte gra lyer me buzëkuq, me çanta vendosur në parakrah, me këpucë me taka, që sapo shihnin lekun e shtrirë në rrugë, shihnin para-mbrapa dhe uleshin hijshëm ta merrnin… As pyesnin se nga pas u dukeshin shalët e shëndosha me forma të shëmtuara!
Paraja ikte më tutje e tërhequr nga pas derës, hop edhe një hap, paraja kërcente më tej, derisa kishte nga ato idiote që pasi habiteshin, bënin një xhest mërzie me dorë dhe largoheshin të habitura.
Kishte burra me borselino që pasi e shihnin paranë në rrugë, ecnin disa hapa dhe pastaj vrullshëm ktheheshin për ta marrë. Por, ajo rrëshqiste në kalldrëm. Ata e ndiqnin me vrap duke kujtuar se e merrte era, deri sa të qeshura prej djajsh pas dere ose në rrugë i bënin të iknin të turpëruar.
Mirëpo, kishte edhe nga ata që kokën e mbanin lart dhe nuk shihnin çfarë thesari kishte poshtë këmbëve, e shkelnin pa dashje paranë me këmbë dhe ne mërziteshim: Po shihe o derdimen, çfarë fati të ka dalë!
Mos harrojmë se për një nëpunës të kohës, ajo shumë ishte sa një e teta e pagës mujore. Nuk ishte e neglizhueshme aspak.
Na ndodhi që një burrë i dobët, i thatë, me kasketë, duke ecur, fap shkeli fijen, na e bllokoi, kapi letrën e parave me dorë, e shkuli me vendosmëri nga fija, e futi në xhep dhe pasi na pa me urrejtje dhe djallëzi, qeshi duke na thënë: “Provojeni nesër përsëri po deshët”. E kishte pikasur lojën.
Por, ne nuk tërhiqeshim. Ishte filmi ynë i ditës, ishte estrada jonë, testi ynë i sistemit, televizioni ynë, ishte shkolla jonë e njohjes së karaktereve të pista njerëzore që si krimba i kishin ngjitur shkallët e zyrave.
Ajo që ndodhi atë ditë nuk ka të krahasuar. Donim një peshk të madh atë ditë. Donim medoemos të shtrinim në rrugë si qen duke e parë sikurse ishte, qen të lekut, atë, tipin që gjithë tangarllik ecte fodull me dosjen e zezë në dorë!
Ai na dukej më idioti i të gjithëve, më i poshtri, më hipokriti. Goni i Canes nuk di se përse i kishte vendosur nofkën "rregjenti"! Na kishte lodhur qeni deri atë natën kur dëshira për ta parë këmba-doraz na kishte hypur në kokë si nxhetësia përvëluese e diellit të drekës!
Ndaj pritëm muzgun që fija të mos dukej fshehur në kalldrëm. Prisnim të kalonte ky nëpunësi i gjatë, me kostum e kollare, që kishte një pamje fodulle dhe që nuk na e varte fare. Ikte i vetëm në punë dhe kthehej i vetëm. Ndonjëherë e shoqëronin tre a katër gra që e vinin në mes dhe e shihnin sikur ta kishin dashnor, a shef haremi. Ishte me siguri së paku drejtor drejtorie.
Dikush na njoftoi me fishkëllimë se ai po vinte, sapo kishte hyrë në rrugicë. Pritëm të largoheshin kalimtarët para tij dhe ngritëm kurthin.
Sa herë e kishim ngritur enkas për të, por ai as nuk ia vërshëllente fare për të parë se çfarë thesari kishte në tokë.
Por, atë muzg kishim shpresë përsëri.
E kafshoi grepin, pas portës ne pamë se ai e vuri re njëmijëlekëshin shtrirë mbi rrugë. Koka u përqendrua në atë drejtim, ngadalësoi hapin, në një çast ktheu kokën pas, askush pas tij, çfarë fati për ne!
U afrua ngjitur me njëmijëlekëshin dhe u përkul gjoja po lidhte këpucën. Afroi dorën e gjatë, mbi të cilën dallova mbi gishta qime të zeza. Shoku ynë pas porte ishte mjeshtër, e lëvizi vetëm dy centimetra fijen. Nëpunësi bëri një lëvizje të vogël me këmbën e majtë, u afrua pak, zgjati dorën në muzg ta kapte lekun, fija e tërhoqi letrën me vlerë edhe pak fare. Dukej sikur një puhizë e lehtë ere e shtynte letrën e lekut më tutje, "regjenti" bëri ta kapte, por disi u pengua dhe ra në gjunjë. Uaaaaaaaaaa! Zemrat tanë gufmuan në një hare të heshtur!
Pas dere ne nisëm të zgërdhiheshim, por shoku ynë që drejtonte operacionin na pa me sy të egër dhe vuri gishtin në buzë për të thënë se duhej të pushonim. Lot nga sytë.
Nëpunësi në rrugë, çoi përpara gjurin e djathtë, njëmijëlekëshi u largua edhe pak centimetra. Nëpunësi si duket mendoi ta kapte pa lëvizur gjunjët, duke shtrirë parakrahun drejt parasë që shkoi disa centimetra më tutje. Mjeshtër i psikologjisë, i perceptimit të objekteve në muzg, ishte shoku ynë që tërhiqte perin. Pashë një manshetë këmishe të bardhë që doli nga mënga e xhaketës të nëpunësit që po zgjatej drejt lekut, dhe një orë dore mbi kyç. Dora shkoi drejt lekut dhe leku iku më tej, nëpunësi u zgjat me trup dhe në një çast, dora nuk e mbajti më.
Kravata i kishte dalë nga xhaketa dhe lëpinte si gjuhë tokën. Dukej si langua i uritur që jargavitet përpara një kocke. Pamja ishte monumentale për ne.
Ra mbi bërryla dhe shtriu dorën pa turp, sikur donte ta mbaronte sa më shpejt atë skenë lemerie. Kapela i ra nga koka dhe koka e tij gjysmë tullace shkëlqeu nga drita e zbehtë e llambës mbi shtyllën e elektrikut prej druri. Barku takoi në kalldrëm, shtriu dorën ta kapte njëmijëlekëshin, por ai shkoi më tej.
E kishim shtrirë në tokë.
Tuç mbi bark!
Ishte arritur objektivi. Ishte deskridituar në publik qeni i parasë!
Filluam të qeshnim me të madhe dhe të
bërtisnim.
Hapëm portën dhe ulërinim me gaz e hare.
Ai u ngrit, rrotulloi kokën dhe sytë i turpëruar, me habi në sekondat e para dhe brenda disa çastesh e kuptoi. Mblodhi veten, fshiu gjunjët e pantallonave të hekurosura me një vijë hekuri, që ndante çdo këmbë pantallonash në mes dhe mblodhi kasketën e tij. Nga kalldrëmi mori edhe çantën e vet bojëkafe prej lëkure.
Iku sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
We only heard: "Dirty streets! Pisa!”
Our joyful screams went up to the heavens.
He was cursing us. What fun!
We never saw him pass through our famous Tirana alley.
Years later I heard on television that they had decorated it, I don't know what for.
It is the middle of summer and the two most vital sectors ...
Sali Berisha dhe Aleksandër Meksi. Rexhep Meidani dhe ...
Usually in American prosecution practices, when someon...
Një popull i dërmuar, i mashtruar, i vjedhur dhe i shk...
A do të ndodhte rënia e e-albania, nëse do të hetohej ...
Is the Security employee with the initials IM, the ex-...
Erdhi koha të pyesim? Kush e disponon sot agjenturën ...
If it were for me, I wish that Ilir Meta had not been a co...
Cape of Temptation and degeneration. Simple to understand....
A few days ago, Auron Tare published a video, where Ri...
(12) The agent file of KM is opened (K. M= Kiko Majmun...
Imagining a future Albania with hats and dance, football a...
Albanians had a big wedding yesterday! The wedding of the...
Kur bërrylat politikë, na i shesin si ringjallje etike: R...
Celebrating 100 years of a relationship vital to a nation ...
The monkey Kiko arrived in Tirana yesterday evening and ch...
Socialistët e Ramës janë ende të dëshpëruar për votën ...
July 28, 1922 marks an important date in the diplomatic hi...
The initials IM have immediately turned into the big circl...
Majmuni Kiko u njoftua së fundmi se ka rënë viktimë e ...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
The counting of votes for political entities in Kosovo has...
The Chairman of the Central Election Commission, Kreshnik ...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...