Rreziku po afron: Kjo është aleanca që mund ta shkatërrojë perëndimin
Rusia, India, Kina, Brazili dhe Afrika e Jugut - është...

From the students' call in December 1990 of the last century, to the opening of negotiations, alias the first intergovernmental conference, 32 years have passed. The students who called "Freedom Democracy" after 45 years under the dictatorship, today have passed their fifties; some of them have student children, some are becoming grandparents. If we count the fall of the Berlin wall as the moment of the end of the Cold War, three decades and three years have passed! 33 years of transition! Imagine a young Albanian at the end of World War II in 1945 experiencing 1978 (fraternization and then enmity with the Yugoslavs, fraternization and enmity with the Russians, fraternization and enmity with the Chinese).
Gjatë këtyre 33 vjetëve, Shqipëria ka ndryshuar; nga iluzioni lirisë dhe mrekullisë më 1992, te prag gremina e 1997-tës, te nënshkrimi marrëveshjes së stabilizim-asociimit me BE-në më 2006, te anëtarësimi në NATO më 2009, te aplikimi për statusin e vendit kandidat më 2009, te lëvizja e lirë në hapësirën Shengen më 2010 dhe te marrja e statusit të vendit kandidat më 2014. Busulla politike, ndryshe nga dekadat e komunizmit, nuk ka patur luhatje. Si vend nuk kemi patur një plan B përveç integrimit në strukturat euro-atlantike. Si individë, përveç planit A, kemi aplikuar planin 1A: anëtarësimin individual.
Për brezin e pesëdhjetë-vjeçarëve, siç konstaton një koleg, vendi ka ndryshuar shumë dhe shpejt. Për brezin e fëmijëve të pesëdhjetë-vjeçarëve vendi ka ndryshuar pak dhe ngadalë!
Rruga e gjatë dhe padurimi për ta parë Shqipërinë “si gjithë Europa”, ka bërë që shqiptarët të emigrojnë më shumë se çdo komb tjetër në kontinent gjatë këtyre tri dekadave të fundit. Më shumë se një e treta e shqiptarëve ka emigruar. Mbi 600 mijë shqiptarë tashmë jetojnë dhe punojnë në Greqi, mbi 500 mijë në Itali dhe qindra mijëra të tjerë në vendet e tjera të BE-së. Plani 1A, largimi në mënyrë individuale, është në veprim edhe sot e kësaj dite. Nëse i referohemi statistikave, mesatarisht çdo ditë lënë vendin 111 banorë. Pra një pallat boshatiset çdo ditë. Pse ikin? Kanë mundësi për te ikur. Vendet pritëse kërkojnë fuqi punëtore dhe tek e fundit çdokush bën llogaritë dhe planet e veta për një jetë më të mirë. Çfarë e bën jetën më të mirë në vendet e BE-së? (hapësirës që kujdeset më mirë se kushdo tjetër në planet për qytetarët e vet- thoshte ish kancelarja gjermane Merkel).
Nuk është gjuha, feja, apo aq më tepër e shkuara ajo çfarë e bën bashkë sot një suedez dhe një portugez, një grek dhe një gjerman, një polak dhe një italian, një bullgar dhe një francez, por është vetëm një togëfjalësh: shteti ligjor!
Të bëhesh anëtar do të thotë që në gjithë hapësirën e BE- qytetarët e saj të kenë të drejtë të lëvizin lirshëm, të kërkojnë punë ku duan, të studiojnë dhe jetojnë ku të duan. Do të thotë që një vendim gjykate të respektohet nga të gjithë, do të thotë që të drejtat e njeriut janë të shenjta, do të thotë që respektimi i pakicës të kthehet në normë, do të thotë që ekonomia e tregut të jetë funksionale, media e lirë dhe gjykatat të pavarura. Dhe mbi të gjitha një administratë profesionale.
Meqë ndodhemi në sezonin turistik, do të thotë që një turist gjerman të ketë të njëjtën siguri kur ble ushqime si në supermarketin e Berlinit, ashtu edhe në atë të Durrësit. E njëjta edhe për shqiptarin.
Sado paradoksale të duket i gjithë ky transformim do të realizohet përmes “negociimit të 33 kapitujve”.
Pse po merr kaq shumë kohë rrugëtimi drejt BE-së?
Anëtarësimi do të thotë që të përafrosh legjislacionin deri në detaje, dhe kjo është një punë tejet voluminoze, do të thotë që të kesh administratë dhe institucione që garantojnë zbatimin e këtij ligji në terren dhe kjo kërkon shumë kohë dhe mbi të gjitha të kesh institucione që vlerësojnë si zbatohen ligjet. Loja kryesore nuk sillet rreth individëve dhe liderëve, por rreth institucioneve dhe menaxherëvë. Qëllimi final: një ambient institucional, ekonomik, politik i ngjashëm me vendet e tjera të Unionit. Por nëse për jetën e një individi, 30 vjet janë shumë, për një institucion 30 vjet janë moshë foshnjore.
Shqipëria ka 22 vjet që merret me kapitujt…. Hapja e pritshme enegociatave, nuk është momenti zero. Disa punë janë bërë dhe shumë të tjera mbeten për t’u bërë.
Që prej vitit 1998, Komisioni Europian përgatit “raport progresin” për çdo vend që aspiron për t’u bërë anëtar. Më 2016, titulli i raportit ndryshoi: nga “Progres Raport” në “Country Report”. Ndryshoi titulli i raportit, por jo përmbajtja. Në raport janë struktuar 33 kapituj për të cilat Shqipërisë i duhet të “negociojë”. Negociojë në thonjëza sepse nuk ka shumë vend për negociim, përjashto një hapësirë të ngushtë që lidhet me specifikat që ka vendi.
Kapitujt- janë “kushtetuta e re” e vendit dhe mekanizmi që do të bëjë transformimin rrënjësor të jetës institucionale, politike dhe ekonomike të vendit.
Kapitujt: 1.Liria e lëvizjes së njerëzve; 2.Mallrave; 3. Shërbimit; dhe 4. Kapitaleve, 5.Prokurimi publik; 6.Ligji për kompanitë; dhe 7. Pronësinë intelektuale; 8. Konkurrenca, 9. Shërbimet financiare; 10. Informacioni dhe Media; 11. Bujqësia; 12. Siguria ushqimore; 13 Peshkimi; 14. Transporti, 15.Energjia 16.Taksat; 17.Politika ekonomike dhe monetare; 18. Statistikat; 19. Punësimi dhe sigurimi social; 20. Ndërmarrjet dhe politikat industriale; 21. Rrjeti europian i transportit; 22. Politika rajonale, 23. Gjykatat dhe liritë themelore; 24.Drejtësia, liria dhe siguria; 25.Kërkimi shkencor, 26.Arsimi dhe kultura; 27. Mjedisi dhe ndryshimet e klimës; 28. Konsumatori dhe mbrojtja e shëndetit; 29. Bashkimi doganor; 30. Marrëdhëniet me jashtë; 31. Politikat e sigurisë dhe të mbrojtjtes; 32. Kontrolli financiar, 33. Financat dhe buxheti.
Imagjino për një moment që në Shqipëri të gjithë kapitujt të jenë punë e kryer sipas standarteve që kërkon BE. Aktualisht Shqipëria mund të hapë dhe mbyllë “brenda ditës” dy kapituj: Që sot kemi “dritën jeshile” për marrëdhëniet me jashtë dhe politikat e sigurisë dhe të mbrojtes, por ndërkohë kemi vlerësim “të pakalueshëm” - dritën e kuqe në 11 kapituj (liria e levizjes njerëzve, bujqësia, siguria ushqimore, peshkimi, transporti, punësimi dhe politikat sociale, mjedisi, mbrojtja e shëndetit, buxheti dhe parashikimet buxhetore) dhe “dritën e verdhë” për 20 kapituj të tjerë!
Sa të përgatitur jemi ne për të negociuar për 31 kapitujt e mbetur? Nëse Kroacia për këtë proces kishte 1000 ekspertë/negociatarë, Shqipëria dyshoj se i ka 50. Koha mes hapjes së një kapitulli dhe mbylljes së tij është relative dhe varet më shumë nga ne se sa nga BE.
Negociimi i kapitujve mund të marrë më pak se tre vjet (Lituania, Letonia, Sllovakia); mund të marrë më pak se pesë vjet (Polonia, Estonia, Sllovenia, Bullgaria, Rumania) mund të marrë më pak se 6 vjet (Kroacia), por mund të edhe të marrë më shumë se 10 vjet dhe të mos shohësh fundin siç po duket rasti i Malit të Zi dhe Serbisë që kanë “hapur negociatat” respektivisht më 2012 dhe 2014.
“Asgjë nuk ndryshon realisht në negociata pas hapjes së një kapitulli. Nuk ka më shumë para. Nuk ka më shumë vëmendje. Nuk ka aktivitete shtesë. Hapja e kapitujve nuk është shpërblim. Hapja e kapitujve nuk është nxitje apo sinjal për të tjerët. Hapja e kapitujve nuk e bën më të mundshëm përparimin në të ardhmen”, shkruan Gerald Kanus në raportin e fundit të ESI: “Ballkani, gara e breshkës”!
Sa kohë do t’i duhet Shqipërisë për të qenë gati për në BE? 10, 20 apo 30 vite të tjera? Koha është relative dhe ka gjëra që nuk varen nga ne. Por përkthimi, përthithja dhe zbatimi i 33 kapitujve është puna e madhe që duhet bërë dhe kjo është një punë që nuk e japim dot me koncesion, duhet ta bëjmë vetë.
Në fund të këtij procesi të gjatë e rraskapitës ka shumë pak rëndësi data e anëtarësimit apo edhevetë anëtarësimi. Duke përdorur analogjinë e Presidentit Macron, mund ta kemi të ardhmen në nje shtëpi me 30 anëtarë, ose mund të jetojmë në të njejtën rrugicë! Tek e fundit, mund të zgjedhim të përfundojmë si Norvegjia apo Zvcra, që kanë preferuar të mos jenë anëtarë të BE-së, por qytetarët e këtyre vendeve jetojnë nën “rule of law” (shtetin e së drejtës) me mundësi për të prosperuar në bazë të aftësive, dhe në një lojë demokratike ku rregullat janë të barabarta për të gjithë. Shqipëria nuk është një vend i varfër as nga burimet natyrore, as nga burimet njerëzore. Eshtë një vend me fat që ka fituar “llotarinë gjenetike” dhe ndodhet në BE. Tani e ka fatin në dorë për të vendosur sa shpejt dëshiron të mbarojë maratonën e 33 kapitujve.
The long-awaited opening of negotiations is not the moment for champagne. Medals are not awarded when you are in the first step of the marathon, but when you reach the finish line. We have consumed the champagne of the opening of the negotiations once in 2018. It is the moment to think about how to get to the end of chapter 33! /CNA.al
Rusia, India, Kina, Brazili dhe Afrika e Jugut - është...
From the media lunch news, we learn that in the Banana...
Sunday, the streets are almost empty. At some turn you alm...
The facts, the facts 1- The announcement of the Ministry ...
July 16, 2018. A bitter news: Fadil Hasa passed away! Gr...
How painful. Every container that comes with bananas f...
I, the undersigned Kiko the monkey, was born in the forest...
After the news that several crates of bananas were mis...
Zero public order Citizens' life security lowest in y...
1. The event takes place in the middle of the day. (at...
Rilindja has no moral card to win the Municipality of Tira...
Following the best tradition of consulting the people on i...
Gjatë pandemisë jam çuditur me një grup mjekësh të cil...
We sat face to face. - What is your name? - Anonymous. I...
I was very surprised that I don't see any reaction fro...
I was walking through Prizren to Tirana, when on the r...
The Minister of Tourism here should have been covered ...
Only in Albania they forgive and endure endlessly... ...
Dje Alibeaj pranoi publikisht se i paskan kërkuar Ramës nd...
- Your owner says that you are peaceful, why did you r...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...