web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banana Republic or "Bana King", the form of the kleptocratic regime we have is of little importance

2022-07-18 16:50:00, Opinione Kastriot FRASHËRI
Banana Republic or "Bana King", the form of the kleptocratic regime we
Kastriot Frashëri

From the media lunch news, we learn that in the Banana Republic, which is expected to open the way for the beginning of the negotiations between North Macedonia and Albania under the bilateral protocol signed today between the Republic of Bulgaria and North Macedonia The Czech Presidency of the Council of the EU, to immediately convene the first Intergovernmental Conference for North Macedonia and Albania, to open EU membership negotiations.

Sot ka ndodhur çudia e radhës shqiptare në Portin e Durrësit, ku është gjetur i hapur pa plumbçet e sigurisë kontejneri me banane para skanimit, ku nga të dhënat e para mungojnë rreth 50 arka me banana, të cilat dyshohet se kanë qenë të mbushura me drogë (kokainë). Sipas një përllgaritje të shpejtë nga historia e dhjetorit të vitit të kaluar, ndodhi e njëjta histori, por që nga nxitimi lanë pas 7 arka me 119 kilogramë kokainë. Në referencë të kësaj llogarie, nëse një arkë mban brenda saj diku 17 kilogramë kokainë dhe në 49 arkat që mungonin dje në Durrës mund të ketë patur deri në 833 kg kokainë.

Për këtë akt skandaloz të ndodhur në sy të gjithë agjencive ligjzbatuese, që cënon rëndë sigurinë kombëtare, janë arrestuar 20 persona në portin e Durresit, si pjesë e shoët të radhës për justifikimin publik të skandalit. Pa llogaritur këtu edhe atentatin tek mbikalimi i Fushë-Krujës, ku atë që nuk e bënte dot SPAK prej muajsh për të arrestuar një bandit, e bënë dy apo tre vrasës të tjerë me pagesë.

Republikë Bananesh apo “Bana King”, pak rëndësi ka forma e regjimit kleptokrat që kemi. Rëndësi ka metoda se si mund të shkohet në këtë derexhe të shqyer në Europë?!

Një gjë dihet me siguri, se, sot Edi Rama, ka ndërtuar me mund e besim të tepruar tek vetja e tij, një infrastrukturë institucionale kombëtare, që natyrisht shkon përtej standardeve të sigurisë publike, nga ku për rjedhojë mund të ndodhë gjithçka. Të bësh çfarë të duash e nuk të thotë kush dy fjalë, përkundrazi amnistohesh në këtë Crazy Republic (nuk bëhet fjalë për librin tim botuar në vitin 2011), ndaj mos prit kurfarë ekspertize për zbulimin e së vërtetës dhe krimit se gjithçka është e rrethuar nga injoranca, e në fund gjithçka mund të shembet brenda minutës, ashtu si një perandori e ngritur me rërë...

Shihni sot portalin qeveritar të shërbimeve publike e-Albania është në Black Out bashkë me atë të Kryeministrisë dhe faqet e shumë institucioneve kryesore të shtetit. Por jo vetëm kaq!? Mos haroni edhe sistemin e drejtësisë që është në prag të falimentit! Oh...! Çfarë po thua o njeri?! Ne sot kemi dërguar delegacionin tonë në Bruksel për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE! Pse jo, ne na pranon Europa dhe Amerika kështu siç jemi!

Kjo është Shqipëria!





Lajmet e fundit nga