web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kur të shesin gomarin për kalë

2022-07-16 11:20:00, Opinione Oerd Bylykbashi

Kur të shesin gomarin për kalë

Dje Alibeaj pranoi publikisht se i paskan kërkuar Ramës ndryshime në hartën territoriale në këmbim të votës për shtyrjen e mandatit të komisionerëve të vetingut.

E pranoi që kishin kundërshti dhe pikëpyetje për vetingun dhe moralitetin e këtij pazari, por gjithsesi marrëveshjen e kishin bërë.

Ky pohim tronditës, në kufi të absurdit, por tashmë 100% i provuar, vërteton atë që unë kisha denoncuar prej kohësh.

Më 9 tetor 2021, vetëm një muaj pas 9 shtatorit famëkeq, denoncova pazarin Rama - Basha.

Asokohe denoncova se Rama i pat ofruar Bashës t’i shtonte në hartë pak bashki në këmbim të votave të Bashës pët t’i zgjatur vetingun Ramës.

E quajta pazar kuajsh: më jep një kalë të të jap një mushkë.

Publikisht thashë se pazarin po e ofronte Rama dhe jo Basha, por nënteksti tregonte të kundërtën.

Basha e kapi grepin dhe reagoi. I alarmuar, ai mblodhi kryesinë e grupit parlamentar të PD një të dielë në mbrëmje për të më bërë gjyqin: “A ke ti Oerd një ofertë për reformën territoriale?” ishte pyetja e Bashës që synoi të fshihte gjurmët e pazarit duke ma veshur mua që po e denoncoja.

Në atë mbledhje plot tensione i thashë Bashës: “Nëse kjo ndodh, është një thikë pas shpine për demokratët. Ky është pazar i ofruar publikisht.

Po të them këtë gjë: po e pranove do dëmtosh demokratët.

Pa iu dridhur qerpiku tha: “Refuzoni çdo ide se na qenka ofruar pazar i ndarjes territoriale për vetingun, se është një dëm që u bëhet demokratëve.”

Po ja ku tashmë e pranojnë hapur pazarin që vetë Basha u detyrua të thoshte që u bënte dëm demokratëve.

Dje Alibeaj e pranoi me zë e me figurë që ky pazar nuk ka moral. Pazarin e bënë për hir të nevojës që të shesin si fitore shtesën në hartën prej letre të pak bashkive.

Madje, ai pranoi që pazarin nuk e ka ofruar Rama, por e kanë kërkuar ata vetë.

Rama nuk do t’u japë as mushkë, por një gomar që hapin e ka të shkurtër e kur vrapon të hedh nga samari.

Do ta shihni që vetëm 4-5 bashki do të kërkojnë shtesë se Rama nuk u jep më shumë. Për kaq pranuan që t’i shtyjnë afatin një trupe vetingashësh të akuzuar për kapje politike, dy standarde e korrupsion.

Shqiptarët nuk fitojnë asgjë nga ky pazar.

Madje, në nxitim që të arkëtojnë çmimin, e kanë lënë që hartën ta shpallin me nxitim më 10 shtator, pas konsultimeve në mes të vapës nëpër kafene.

There is nothing wrong with the honest trade of beasts of burden, but when the market is dishonest, the people call it a scam./CNA.al





11:01 Opinione Elona Caslli

Click victims

It has become fashionable in the Albanian media to tur...

14:04 Opinione Agim Xhafka

"Torture" is reborn..

Every year in the summer I come to Albania. I consider...

Lajmet e fundit nga