This is the gang that is ruling you!
Today, the so-called "public interest" has turned into...

Dy ditë më parë mediat raportuan për vetëvrasjen e një 27-veçareje shqiptare në qelitë italiane, përmes thithjes së gazit nga bombola. Ishin të shumta mediat që fokusoheshin te letra që ajo i kish dërguar si lamtumirë nga kjo botë të dashurit, teksa po e tradhtonte dashurinë e tij me aktin ekstrem.
Por mjaft media duket se pak arritën të veçojnë letrën që gjyqtari italian i Gjykatës së Veronës, Vincenzo Semeraro, që kish ndjekur çështjen, i kish çuar priftit gjatë meshës së lamtumirës për vajzën. Ishte një letër ku gjyqtari shprehej i penduar që nuk kish arritur të gjente rrugën më të mirë për të shpëtuar vajzën, e cila luftonte në betejë me drogën.
Në letër gjyqtari ndjehej fajtor që sistemi i drejtësisë, ku ai bënte pjesë, kish dështuar për t'i dhënë dorën reale të ringritjes.
"Ne jemi njerëz përpara se të jemi gjyqtarë. Dhe unë, si magjistrat, por mbi të gjitha si burrë, e ndjej që kam dështuar tani që një vajzë 27 -vjeçare, me dosjen e së cilës jam njohur që në vitin 2016, u vetëvra në burg...Pra, si sistemi, dhe unë, kemi dështuar", shkruante gjyqtari Semeraro.
Letra e gjyqtarit, aq njerëzore, me aq përgjegjësi, duhet të na sjellë sërish disa pyetje: po gjyqtarët tanë, apo të gjithë ata që bëjnë pjesë në hallkat e tjera të drejtësisë, a janë shqetësuar ndonjëherë për atë që nuk bënë dot si duhet, a janë penduar që nuk panë Njeriun te personi në bangën e të akuzuarve? Nuk po flas këtu për ata gjyqtarë të emëruar në diktaturë nga partia direkt nga kooperativa në sallën e gjyqit.
Ata do të mbeten gjynahqarë që nuk e dinë se ç'është pendimi, ç'është falja. Asnjë prej tyre, përveç Bedri Spahiut, që provoi dhe vetë burgjet e diktaturës, nuk kërkoi ndjesë që çoi në pushkatime apo dënime të njëpasnjëshme mjaft qytetarë shqiptarë, pa fakte, pa prova, por vetëm se deshi partia që ata e besonin verbërisht. Jo, të tillë njerëz, nuk mund të pendohen, pasi as ideatorët e tyre nuk u penduan kurrë për ç'ka i bënë bashkëqytetarëve të tyre, ndaj as ata nuk mund t'i tradhëtonin profesorët e bindjes së tyre me pendesë.
Për ironi, gjyqtarë ish-kooperativistë u lanë në punë edhe pas vitit 1992, madje në Gjykatën Kushtetuese e Gjykatën e Lartë, edhe pse teorikisht sistemi nuk ish më ai i drejtësisë sipas dëshirës së partisë.
Për fat të keq, një gjyqtar i tillë, që t'i drejtohet publikut për atë që nuk bëri dot, apo që nuk e bëri në kohën duhur, nuk e kemi parë as nga ai brez që u shkollua pas vitit 1990.
Duket sikur helmi i gjyqtarë johumanë, që vijojnë të japin mësim në shkolla, apo të kishin pushtet në drejtësi, instaloi sërish varësinë politike, që duket se i pëlqeu dhe vetë pushtetit, që në këto 32 vite kërkoi ta mbante drejtësinë për vete. E ne sot habitemi se përse SPAK-u, përse gjykatat e specializuara nuk guxojnë të hetojnë dhe dënojnë njerëzit e pushtetit.
Fare e thjeshtë - ata kanë trashëguar varësinë nga pushteti dhe e vetmja kartë që u ka mbetur është të ndëshkojnë të varfërit, të pambrojturit, ata që nuk kanë asnjë lidhje politike. Ndaj ne nuk kishim askënd nga drejtësia që të kërkonte falje për vetëvrasjet që ndodhën në qeli disa vite më parë për shkak se u dënuan për mospagim dritash.
Ne nuk mund të kemi sot asnjë gjyqtar që të marrë nën hetim personat që lanë në varfëri vetëvrasëse 48-vjeçarin Fatos Çollaku në Librazhd, edhe pse kryeministri ynë krenohet plot arrogancë se nuk ka vdekur askush për bukë.
Po tani që ka ndodhur, a ka një prokuror, një gjyqtar, që të dënojë ata që shpërfillën detyrimin e tyre ligjor për të shmangur vetëvrasjen e një njeriu që iku nga kjo botë sepse nuk kish mundësi të paguante ujë dhe drita e që nuk rriti të ushqehej të paktën një vakt në ditë?
...Letra e gjyqtarit italian është letra e një njeriu, që kërkon të gjejë brenda vetes pendimin se përse nuk mundi të bëjë diçka më shumë që vajza shqiptare të mos zgjidhte të tradhtonte jetën. Letra e një gjyqtari që vetëfajësohet kaq njerëzisht është njëkohësisht hendeku ynë i madh me njerëzoren që kemi humbur në shoqërinë tonë.
Fatkeqësisht, dehumanizmi që trashëguam nga diktatura ka arritur të helmojnë këto ndjesi kaq njerëzore. Dhe ata politikanë që lejuan gjyqtarët e diktaturës të ishin në fushën e së drejtës për kto 32 vite, kur vetëm me të drejtën nuk kishin të bënin, duhet të paktën të kërkojnë ndjesë se përse shqiptarët e kanë drejtësinë më të rëndë se sa Sizifi ngritjen e gurit./CNA.al
Today, the so-called "public interest" has turned into...
Sometimes, I wonder why we haven't evolved here like a...
Është e qartë për të gjithë se motori i zhvillimit të ekon...
Në një lajm të fundit të transmetuar nga media, komuni...
Fatos Çollaku, the wise man from Prrenjasi, did not co...
The non-grata declaration of Sali Berisha from the United ...
Economic weakness does not come in a weekend. He comes slo...
I write a critical article on the impact of several "r...
These "evildoers" of the State Department have been co...
This is the real story of Zavalina (Kamiçan) left not only...
The dream of the 90s for abundance would return within...
The latest shocking event of the murder of 7-year-old ...
During the eventful days, Kiko the monkey found that t...
He is sold. It is bought. I know that he told me what ...
The news that the Transparency Board has reduced the p...
Contrary to what the Police Oversight Agency (AMP) has rep...
He is comparing us with the Prime Minister, just as a ...
If the predatory government has bankrupted Kavaja e Vo...
126 years ago in London, the first victim from a car a...
It doesn't happen that a policeman kills the child on ...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
A 37-year-old citizen has been arrested in flagrante delic...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
The Central Election Commission of Kosovo has updated the ...
The British Ambassador to Kosovo, Jonathan Hargreaves, spo...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...