web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The victory of strategic discipline

2022-08-29 09:46:00, Opinione Ditmir Bushati
The victory of strategic discipline
Ditmir Bushati

In a process coordinated by the European Union and the United States of America, Serbia finally accepted the solution to the document problem based on the principle of equality and reciprocity, persistently requested by Kosovo. In other words, mutual recognition of each other's documents and free movement of citizens. An essential element, although not the only one, for the normalization of relations between the two neighbors.

I.

Kjo është para së gjithash një fitore e disiplinës strategjike që dëshmoi udhëheqja shtetërore e Kosovës, e cila që në nisje të procesit të dialogut ka vendosur theksin te dialogu në kushte të barabarta, në themel të të cilit qëndron njohja e ndërsjellë dhe zhbllokimi i rrugës europiane. Disiplina strategjike dhe sintonia e institucioneve shtetërore u dëshmua edhe në momentet më delikate, ku siç ndodh rëndom në ndërmjetësimet ndërkombëtare, palës më të “dobët” i kërkohet të bëjë lëshime. E në të tilla raste, aktivizohet edhe kori i të paduruarve dhe interesaxhinjve që e kanë të pamundur të kuptojnë se rruga e mbrojtjes së interesit kombëtar me dinjitet e kurajë është gjithnjë më e vështira, por rruga e duhur.

II.

Disiplina strategjike duhet të thellohet më tej, teksa Kosova do të përballet me kërkesat në rritje për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar në Bruksel gjatë kësaj dekade. Nga mënyra se si janë përfunduar disa prej atyre marrëveshjeve duhet të nxirren mësime. Dëmi mund të riparohet vetëm përmes ndërtimit të konsensusit politik në përcaktimin e vijës së pakalueshme të funksionalitetit të Kosovës shtet, dhe në partneritet të ngushtë me aleatët perëndimorë.

III.

Disiplina strategjike e ndjekur nga Kosova do të çmontojë edhe tezën e shumëpromovuar sipas të cilës në këtë proces është vetëm Kosova ajo që ka nevojë për njohjen nga ana e Serbisë. Mesa duket u desh qëndrimi i prerë i Kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës së tij në Beograd para pak javësh për ta ngulitur një herë e mirë në mendje se, pa njohje të Kosovës nga ana e Serbisë nuk ka rrugë europiane për këtë të fundit.

Një dekadë më parë Vuçiç erdhi në krye të Serbisë me premtimin që do të zgjidhte “çështjen e Kosovës” duke hapur rrugën e Serbisë drejt BE-së. Ai tentoi të rishpikë veten duke u “arratisur” nga e shkuara e tij e errët në konfliktet e përgjakshme në ish-Jugosllavi. Perëndimi e mbështeti në funksion të paqes dhe prosperitetit të rajonit, duke i dhënë statusin e vendit kandidat dhe duke e pranuar Serbinë në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Serbia firmosi partneritetin individual me NATO-n, duke zhvilluar ndërveprueshmërinë me aleancën brenda suazës së politikës së saj neutrale.

Më shumë se dy dekada nga përmbysja e regjimit të Millosheviçit është fakt se mbështetja e Perëndimit ndaj udhëheqjes në Serbi nuk ka sjell as demokratizim dhe as europianizim të saj, dhe as hapa vendimtarë për të përmbyllur konfliktin me Kosovën, e për të trajtuar me vërtetësi e përgjegjësi krimet e së shkuarës, siç na tregojnë shembujt e botës së civilizuar ku duam të bëhemi pjesë.

Mirëpo, duke pasur parasysh kontekstin e sigurisë sot në Europë, si pasojë e agresionit të Rusisë kundrejt Ukrainës, laku i Serbisë në lojën e lisharësit mes Perëndimit dhe Rusisë, sa vjen e ngushtohet. Në këtë luftë që po zhvillohet në kontinentin tonë, më mirë se kushdo tjetër, Europianët kanë kuptuar gabimin e madh të mbështetjes për vite me radhë tek Rusia në lëmin ekonomik, me shpresën se bashkëpunimi ekonomik do të shërbente edhe si zbutës i mosmarrëveshjeve politike. Qasja “fillimisht ekonomia e më pas politika” ra jo vetëm në raport me Rusinë, por edhe në raportin e komplikuar të SHBA-ve me Kinën që po zhvillohet në hapësirën e Indo-Paqësorit.

Seen in this context, Serbia, in relation to Kosovo, is above all before choosing the European path, which for it is a necessity. Serbia can slyly choose its rehabilitation in the region and Europe by differentiating Albania from Kosovo, but time will show that Albanian-Serbian reconciliation, peace and lasting well-being pass only through Kosovo. Therefore, the only address where energies should be concentrated is the Kosovo-Serbia dialogue process mediated by the EU with the support of the USA. A process whose sole objective should be mutual recognition and the unblocking of the European road, not only for Kosovo and Serbia, but for all six states of our region.

 





17:30 Opinione Lutfi Dervishi

Unrivaled police...

FOR: 1- Discovered the clandestines of third countries...

14:36 Opinione Luçiano Boçi

The extremes of a city

Elbasan has been chosen as the city where an Auto Moto...

08:46 Opinione Arsen Rusta

The state faces Edwin

When the Presidency was headed by the late President M...

Lajmet e fundit nga