"Rama resigns"/ Prime Minister: This chorus exalts me
The slogan "Rama resigns" in front of the Prime Minister's...
The slogan "Rama resigns" in front of the Prime Minister's...

Bajraktari i Hotit Mul Deli Bajraktari i përket brezit të shqiptarve të shquar të shekullit njëzet, që dha një kontribut kombëtar jo vetëm në drejtimin e kullës së Cun Mulajt,e bajrakun e Hotit por në ndërtimin e shtetit të parë shqiptar në fushën ushtarake, duke u shquar si një shtetar i palodhur dhe atdhetar!
Hoti ka qënë bajrak i parë në Malësi të Madhe, ku ka nxjerrë burra të shquar dhe mbrojtës të Shqipnisë. Përmasat e kësaj kulle kan qënë të njohura që nga pushtimi osman e deri në ditët kur Shqipninë e pushtoi barbaria komuniste nën udhëheqjen e diktatorit kriminel Enver Hoxha.
Këto ditë Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë organizoi dhe kremtoi në Koplik ditën e 23 gushtit dita zyrtare europiane e viktimave të regjimeve totalitare si dhe përkujtoi Masakrën e Koplikut, ku u masakruan 56 burra dhe gra Malsore, si dhe pushkatimin barbar të figurave kombëtare të fesë dhe lirisë Dom Lek Sirdani, Dom Pjetër Cuni, si dhe luftëtarit antifashist Taro Keqi, dhe Malsorin Nik Mark Rexha.
Unioni kërkoi nga kjo cermoni, të dënoheshin krimet e komunizmit, të bëheshin publike emrat e xhelatëve që e ban këtë masakër antinjerzore dhe shteti Shqiptar të kërkonte falje publike për krimet e komunizmit, dhe ne si gjithë europa të kishim një ditë kujtese në nderim të shqiptarve antikomunistë.
Dhe në emër të Unionit i kërkova Bashkisë së Malsisë Madhe Koplikut të ngrihet një obeliskë për Luftëtarin antifashist, internuemi nga nazizimi, dhe antikomunistin bajraktarin e Hotit Muli Deli Bajraktari, për udhëheqësin e kryengritjes së
Malsisë Madhe Llesh Marashin e Shkrelit, si dhe për udhëheqësin e Këlmendit Preng Calin! Kryetari i Unionit të Malsisë Madhe më njofton se në rrjetet sociale ka pasur reagime se pse të nderohet Bajraktari i Hotit, se nuk ka qënë në kryengritjen e parë antikomuniste.
Nuk u shqetësova nga këta pseudhistorianë fecbukash, por më tronditi, urretja ndaj figurës së ndritur të Bajraktarit të Hotit, Mule Deli Bajraktarit, dhe mesazhi përçues i fecbuksve të ndarjes katolike musliman meqenëse bajraktari është musliman. Nuk do të kisha marre kohën time të angazhimeve në mbrotje të kujtesës kombëtare dhe denimit të krimeve të komunizmit për të ju përgjigjur fecbuksave.
Detyrimi për të mbajtur gjallë kujtesën përball heshtjes vrastare të poltikës shqiptare që ka një synim: “ Të zhdukin nga kujtesa qëndresën antikomuniste në Shqipëri që brezat e rinj mos të njihen me krimet e komunizmit dhe luftën vëllavrasëse në Shqipëri nga diktatori Enver Hoxha!” Ishte e detyrueshme përgjigja ime ndaj korit të kukuvajkave të politikës komuniste 34-vjeçare kur i bashkohen ca individë në FB që skan as një kontribut në mbrotjen dhe veprimtarinë kundra diktaturës, jo ma në fushën studimore, por as ligjore, që nga përformancat e tyre individuale nuk i njohin dhe familjarët e tyre, këta individë sa të përkujtohet një ngjarje antikomuniste me njëherë do të shkruajnë kundra vlerave dhe kontributeve njerzore të antikomunistave shqiptarë, vetëm të helmojnë brezin e ri duke i shërbyer politikës antikombëtare që ndjekin
politikanet dhe partitë politike në Shqipëri siç banë këto ditë kundra Bajraktarit të Hoti, kësaj familje kombëtare me kontribute atdhedashëse dhe prijsit të Malsisë në mbrotje të kombit.
Turpi i këtyre fesbukasve që s'kanë asnjë motiv të vërtetë ndaj vlerave antikomuniste, por umungon dhe ndërgjegjësimi dhe formimi i tyre për të përçmuar kullën e bajraktarit të Hotit, me deklaratat e tyre në rrjetet sociale. Ju kukuvajka të fb Mul Delia ka qëne Ushtarak i lartë i shtetit shqiptar që në vitin 1920 duke dhënë një kontribut të madh për ndërtimin e shtetit
shqiptar, ku u shqua në disa krahina të Shqipërise për cilësi të larta shtetrore, dhe ku është nderuar me urdhëra të larta nga shteti i parë shqiptar i udhëhequr nga Mbreti Zogu i Parë!
Në vitin 1939 ai ishte udhëheqësi ushtarak në Vlorë dhe e priti fashizmin italian me armë, duke luftuar kundra pushtuesit të Shqipërisë! Ai gjatë periudhës 40- 44 luftoi dhe mbrojti Malsinë e Madhe nga lufta vëllavrase që organizonin komunistat në Malsi, dëshmi e ish pjestarit të rinisë komuniste Caf Jonuzit, i denuar nga partia komuniste me 20 vite burg politike.
Me ardhjen e gjermaneve ai u bë kundërshtar i fuqishëm kundra nazizmit, dhe për këtë arsye u internua nga nazizimi, deri kur mbaroi lufta e dytë botërore, i cili ishte i denuar nga diktatura komuniste si ushtarak dhe Bajraktar dhe perfundoi në Siri ku dhe ndrroi jetë.
Familja e tijë, djali Kastriot Bajraktari me ardhjen në pushtet të komunistave u internua që nga viti 1945 e
deri në vitin 1990. E kulla e tije shekullore ku baheshin kuvende në mbrotje të Shqipnisë, komunizmi e bani haur bagtish për 45 vite diktaturë. Për dijeninë tuaj Bajraktari Mule Delia është nderi i Malsisë Madhe jo vetëm si drejtues i Hotit, por dhe si luftëtar antifashistë, antinazistë, dhe antikomunistë dhe e ka nderua Malsinë me kontributet e tija atdhetare dhe meriton nderim e venerim si një Shqiptar i madh patriot me përmasa kombëtare.
Pra ju shpifsa të paskrupullt, kush në Malësi të Madhe ishte kundershtar i fashizmit, nazizmit, dhe komunizmit si bajraktari i Hotit Mul Deli Bajraktari! Nipi i te madhit Cun Mula! Ju shpifsa Jeni aq të lig, sa doni të ndani katolik e musliman të malsisë, por gaboni, se i ligu gjithmone gabon, Llesh Marashi ushtaraku antifashist dhe udhëheqësi i kryengritjes së Malsisë Madhe, ka qënë bashkëpuntori ma i madh i bajraktarit të Hotit, Preng Cali udhëheqësi i Këlmendit ka qënë bashkëpuntori ma i madh i Bajraktarit!
Ju më akuzoni mua Besim Ndregjonin se desha me i ngrit një përmendore Bajraktarit të Hotit si udhëheqës i kryengritjes së Malsisë, dhe këtu gaboheni unë obeliskun e kam kërkuar për kryengritjen antikomunste të malsorve, dhe
drejtuesve të Malsisë për kontributet që kan dhanë kundra komunizmit, fashizmit, dhe nazizmit! Dhe drejtues kundra fashizmit nazizmit dhe komunizmit është Bajraktari i Hotit Mul Deli Bajraktari, Llesh Marash Vata i Shkrelit, dhe legjenda Preng Cali i Kelmendit! Nuk ka dallim Malsia i krishtere apo musliman!
Ky është turpi i juaj i Fb. Tani unë Besim Ndregjoni i drejtohem Vasel Ginës, cfar kontributi ke dhënë ti për Malsinë e Madhe, që më urren mua me fjalorin e Edi Ramës rrumpallë.
Për dijeni tënden dhe të shpifsa ordinere, jam unë ai që e nderova duke lobuar pranëPresidentit të Republikes që kryengritja e Maksisë Madhe të dekorohet me titullin e lartë “Nderi i Kombit,” ku ishe ti? Unë e nderova Llesh Marashin me” Urdhërin e Shqiponjës”, dhe tani po luftoi që në Malsi të Madhe të ngrihet obelisku kushtuar kryengritjes dhe kontributeve të Bajraktarit të Hotit si Antifashist, antinaziste, dhe antikomuniste, gjthashtu dhe për Llesh Marashin. dhe Preng Calin. Për dijeni tënden unë kam dekoruar dhe Gjelosh Lulin.
Dhe këto veprimtari i kam ba pa ndihmën e shtetit, as të Bashkise së Malsisë Madhe,dhe të asnjë partie politike. Të vejë në dijeni dhe me 25 tetor 2023 i kam raportuar në Vatikan Shenjtërisë së tij Papa Franceskut luftën antikomuniste të Malsisë ku isha i ftuar nga shenjtëria e Tij!
Çdo datë 24 janar, dhe 15 shkurt i nderoi këto përvjetor duke mbajtur gjallë në vëmendje të brezave luftën antikomuniste të Malsisë dhe të krahinave të tjera shqiptare që kan luftuar kundra komunizmit. Gjatë tre dekadave nuk ju kam parë të paktën në një përvjetor juve si malsor.
Kam nderuar dhjetra familje antikomuniste të Malsise me tituj nderi për kontributet që kan dhëne këto familje. Bahu kontributor në ruatjen e vlerave dhe vuatjeve të malsorve që ishin antikomunista, që nderonin dhe nderojnë burrat dhe gratë sakrifikuese të kombit, kundër diktaturave. Faliminderit malsorve emigrantëve që riparuan dhe e shpallën Muze kullën e bajraktarit të Hotit. Mirnjohje e nderim , lavdi Mul Deli Bajraktarit krenaria e Shqipnisë!/CNA
Some hounds, some carrion, some muzzles, some failures...
Will this history of directors with their subordinates...
According to the Basel Action Network (BAN), a global ...
The waste, which is being debated a lot these days, is dus...
In the capacity of Expert in the field of National Securit...
OFFICIAL & PUBLIC REACTION Dear friends, acquaintance...
The Albanian government has admitted that on July 4, a...
It's August 18, 2024, like every day you open your social ...
Considering the increasing number of serious crimes, i...
Here is what the prosecutor says: (as evidenced, the ...
Do you remember the study from which the figure 1 mill...
On July 4 of this year, in the middle of the day in th...
While there are 90 days left, the political establishment,...
"The tower built in the center of Tirana is owne...
The small lake town that is experiencing renaissance in ev...
The August ritual arrived again this year. Almost ever...
800 tons of hazardous waste are being returned to wher...
Wait a little longer, patience Albanian brothers and s...
A major international action is taking place, in a frantic...
Anyone who has had the patience to read to the end a l...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...