LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mesazhi i papritur për Luizin/ Ilir Shaqiri habit banorët dhe futet në shtëpinë e “Big Brother VIP”

2023-02-06 18:51:00, Lifestyle CNA
Mesazhi i papritur për Luizin/ Ilir Shaqiri habit banorët dhe futet
Ilir Shaqiri dhe Luiz Ejlli

Një surprizë e papritur ka ndodhur sot në Big Brother Vip 2, teksa në shtëpi është futur fituesi i edicionit të kaluar, Ilir Shaqiri.

Banorët janë gjendur ?të papërgatitur?, e kjo si pasojë e provës së mosreagimit, teksa e kanë humbur provën.

Ilir Shaqiri doli në oborrin e shtëpisë, e ndërsa banorët duke harruar lojën komplet e kanë përqafuar dhe takuar balerinin, duke e humbur kështu provën e tyre.

Menjëherë pas takimit të tyre, nuk ka munguar as kurioziteti i banorëve për të marrë ndonjë informacion nga jashtë shtëpisë, sesi shihen në sytë e publikut.

Teksa kanë pirë një cigare bashke, Iliri ka zhvilluar edhe një në bisedë të shkurtër me Luizin.

?Kush ka hyrë i parë do dal i fundit. Ti hyre i fundit, por ndoshta do jesh i pari në fund?, tha Iliri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga