web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Loredana tha se nuk ka kontakte me të/ Mozzik e “thumbon”

2022-07-09 16:35:00, Lifestyle CNA
Loredana tha se nuk ka kontakte me të/ Mozzik e “thumbon”
Loredana Zefi dhe Mozzik

Reperja Loredana Zefi gjatë një interviste rrëfeu se nuk kishte më kontakt me ish partnerin e saj Mozzik. Ajo pohoi se Mozzik takohet me vajzën,  por që nuk kishte asnjë kontak me reperin.

“Një nga pyetjet në Instagram ishte për marrëdhënien tënde me Mozzik, a ke kontakte me të?” është pyetur këngëtarja.

“Jo aq shumë, të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë por në fakt ai ka. Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më,” përgjigjet Loredana.

Menjëherë pas kësaj deklarate të Loredanës, Mozzik ka reagur në rrjetet sociale.

Krahas një fotoje të publikuar në Isatstory, krahas shkruan “Kush shkel mbi thërrime, e vret buka”.

Kjo shprehje e Mozzik ështëmarrë si një thumb për ish partneren e toij Loredana.

Kujtojmë se çifti I dhanë fund lidhjes së tyre, pasi në mediat e huaja, Loredana u akuzua se ka mashtruar dhe ka zhavtur paratë e një çifti.

Pak kohë pas ngajrjes në media qarkulloi lajmi se dyshja u ndanë.

Pas shumë kohësh, çifti tentoi sërish rikthimin ku dhe publikuna këngë së bashku, por rikthimi zgjati shumë pak.

Menjëherë pas publikim të intervistës ka ardhur dhe reagimi i Mozzik. Me anë të një postimi në Instastory, reperi ka hedhur një kunjë që duket se i është drejtuar Loredanës.

“Kush shkel mbi thërrimet e bukës, e vret buka gjithmonë”, ka shkruar Mozzik./ CNA.al

Loredana tha se nuk ka kontakte me të/ Mozzik e “thumbon”

 





Lajmet e fundit nga