web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kritikat për pamjen e Georgina Rodriguez pas lindjes/  Mediat e huaja e krahasojnë me Lady Dianën

2022-07-09 11:05:00, Lifestyle CNA

Kritikat për pamjen e Georgina Rodriguez pas lindjes/  Mediat e huaja

Futbollisti i famshëm dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez, pas periudhës më të vështirë dhe njëkohësisht më të bukur të jetës së tyre, vendosën të arratisen në Spanjë për të kaluar pushimet.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave dhe u bë objekt diskutimi në rrjetet sociale, ishte influencuesja Georgina Rodriguez.

Ajo u fotografua nga paparacët në jaht dhe të gjithë nisën të komentonin linjat e saj pas lindjes.

Kritikat për pamjen e Georgina Rodriguez pas lindjes/  Mediat e huaja
Foto ilustruese

Vajza e bukur dhe seksi e mediave sociale, u kthye në shenjëstrën e mediave dhe komentuesve. Por këtë herë jo për linjat seksi dhe pozat provokuese, por për imperfeksionin e saj.

Në disa artikuj nga media të huaja është krahasuar me Lady Dianën, për të cilën gjithashtu u fol shuëm në media, pasi kjo e fundit pësoi depresion pas sjelljes në jetë të njërit prej djemve të saj.

Pas komenteve bullziuese dhe negative që pushtuan rrjetet sociale, e motra e Rodriguez, i doli në mbrotjje duke shkruar përmes rrjeteve sociale:  E bukura motra ime. Faleminderit të gjitha grave empatike dhe të mira që e mbështesin atë në këtë moment të vështirë. Jo të gjithë janë në gjendje ta vendosin veten në vendin e një gruaje tjetër që ka kaluar një gjë të tillë. Ajo ishte e bukur, është e bukur dhe do të jetë edhe më e bukur. Jepini asaj kohë sepse sapo ka lindur! Sa e keqe është zilia. Dhe jo! Fotot nga verat e mëparshme nuk janë fotoshopuar! Vetëm se ajo nuk ishte në një shtatzëni me dy binjakë”, ka shkruar ajo./A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga