web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbje për artin dhe kulturën korçare/ Ndahet nga jeta pianisti, Koço Vrame

2025-12-22 19:17:00, Aktualitet CNA

Humbje për artin dhe kulturën korçare/ Ndahet nga jeta

Pianisti dhe profesori i nderuar, Koço Vrame është ndarë nga jeta, ditën e sotme. Vrame është një emër i madh i artit dhe kulturës korçare, ndërsa ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën artistike të qytetit.

Ikja e profesor Vrames është një humbje për qytetarinë Korçare, Orkestrën Simfonike të Korçës dhe artdashësit që e duartrokitën për më shumë se 50 vjet.

Pianisti vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit në mushkëri. Sipas informacioneve, ai nuk kishte fëmijë, ndërsa edhe bashkëshorten e kishte pianiste. /CNA





Lajmet e fundit nga