LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video - Me cigare dhe telefon në timon/ Aleks Visha nuk

2023-03-17 21:11:00, Kronika CNA

Video - Me cigare dhe telefon në timon/ Aleks Visha nuk

Aleks Visha, dhe Kleviol Ahmeti janë dy të rinjtë që u bënë viralë me videon, ku ecnin me shpejtësi marramendëse në tunelin e Kalimashit, ndërsa rrezikuan të përplaseshin edhe me një automjet para tyre.

Konkretisht ata lëviznin me një mjet tip “Lamborghini” me 305 kilometra në orë. Për lëvizjen me shpejtësi policia njoftoi mbrëmjen e sotme se ka shoqëruar Aleks Vishën dhe e ka gjobitur atë me 100.000 lekë të reja.

Por një orë para se policia të dilte me njoftim zyrtar, Visha i bënte karshillëk një efektivi policie duke lëvizur me makinë.

Ai ka publikuar një video në rrjetin social "TikTok", ku shihet duke pirë cigare, duke kënduar dhe duke filmuar veten me telefon në timon.

Visha tregon motorin e policisë që ecën para tij dhe më pas kthen kamerën nga vetja.

Pavarësisht se në videon e parë ku ishte me shpejtësi shihej se për pak pësoi aksident, i riu duket se nuk ka "vënë mend".

Përkundrazi, ai na shfaqet sërish duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, madje kësaj radhe duke i bërë karshillëk policisë./ CNA

Lajmet e fundit nga