LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tallej me kolegët për vajzën e humbur/ Pezullohet shefi i Krimeve në Komisariatin Nr. 1 të Tiranës

2023-03-17 21:07:00, Kronika CNA

Tallej me kolegët për vajzën e humbur/ Pezullohet shefi i Krimeve

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me një postim në rrjetet sociale, në të cilin pasqyrohet komunikimi joetik në një grup komunikimi në platformën ËhatsApp, midis disa punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë.

Menjëherë pas marrjes dijeni, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e  Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për një periudhë 30-ditore, Shefin për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në DVP Tiranë, Komisar R. D., për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204 i rregullores së Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e AMP-së, vijon punën për kryerjen e një hetimi të plotë administrativ për këtë rast.

Policia e Shtetit eklaron se është e vendosur për të ndëshkuar cilindo punonjës policie që cenon imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit./ CNA

Lajmet e fundit nga