web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare, çifti dhe dy fëmijët humbin jetën nga rrjedhja e gazit në banesë

2026-02-05 07:46:00, Kronika CNA

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare, çifti dhe dy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në Lucca të Italisë, ku është shuar një familje shqiptare prej 4 anëtarësh. 

Mediat italiane raportojnë se çifti i bashkëshortëve, 48 dhe 43 vjeç dhe dy fëmijët, 22 dhe 15 vjeç kanë ndërruar jetë, dyshohet nga rrjedhja që është shkaktuar nga një defekt në kaldajën e shtëpisë së tyre.

Bëhet gjithashtu me dije se vëllai i kryefamiljarit ndodhet në gjendje kritike. Ai ishte personi që njoftoi policinë dhe mbërriti në vendngjarje pasi familja nuk po i përgjigjej telefonatave. 

Nga ngjarja kanë mbetur të lënduar edhe dy oficerë të karabinierëve, të cilët mbërritën në vendngjarje për të ofruar ndihmën e pare dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se familja shqiptare po darkonte kur ka ndodhur momenti, për shkak se kur ekipet e shpëtimit hynë në shtëpi, gjetën tryezën të shtruar dhe trupat e pajetë të tyre në dysheme.

Kryetari i bashkisë së Porcarit, Leonardo Fornaciari, gjithashtu mbërriti në vendin e aksidentit, duke shprehur tronditjen dhe tronditjen e tij për një tragjedi që ka prekur të gjithë komunitetin e këtij qyteti të vogël, vetëm pak kilometra larg Luccës. /CNA





Lajmet e fundit nga