web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tmerrohen pushuesit/ Plas grushti në mes të plazhit në Vlorë

2022-08-06 19:38:00, Kronika CNA

Tmerrohen pushuesit/ Plas grushti në mes të plazhit në Vlorë

Pasditen e sotme, një sherr midis disa personave ka tmerruar pushuesit në një nga plazhet e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin Vega Beach Jonufer, rreth orës 18:30.

Sherri ka nisur, pasi personat fillimisht janë konfliktyar me fjalë, duke sharë dhe fyer mes njëri-tjetrit, ndërsa më pas sherri ka degraduar në grushta dhe gjakosje.

Pushuesit u tmerruan nga ngjjarja ndërsa të trembur rrëmbyem sendet e boshatisën plazhin.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën me hetimet për të zbuluar shkaqet e sherrit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga