web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK sekuestron telefonat e Berberit dhe 2 biznesmenëve/ Zbardhen komunikimet

2024-03-15 14:14:00, Kronika CNA
SPAK sekuestron telefonat e Berberit dhe 2 biznesmenëve/ Zbardhen
Evis Berberi

Gjatë kontrolleve Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar telefonat e kreut të ARRSH-së, Evis Berberit si dhe 2 biznesmenëve, Valter Begajt dhe Ervis Lamit.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detajin duke bërë me dije se, në telefonat e tyre janë gjetur komunikime mes Berberit, Begajt dhe Brunilda Bulit.

Në komunikime ata flasin për një tender. Bisedat janë kryer kur Berberi ishte në krye të Agjencisë së Efiçencës së Energjisë dhe ARRSH-së.

Në një nga bisedat Valter Begaj i shkruan Lamit: 20 te Enis, 20 te Berberi!

Ndërkohë  Ervis Lami i shkruan Brunilda Bulit: Si e keni situatën me koronavirusin?  Më nis një foto, po bej gati dokumentet për t’u futur në tender, po bëj kontratën.

Kujtojmë se Berberi është shoqëruar dy ditë më parë pas kontrolleve dhe hetimeve të SPAK.

SPAK e akuzon për pastrim parash dhe korrupsion./ CNA





Lajmet e fundit nga