web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacion anti-drogë në Bolonja, në pranga 36 persona, mes tyre shqiptarë

2024-03-14 10:18:00, Kronika CNA
Operacion anti-drogë në Bolonja, në pranga 36 persona, mes tyre
Foto ilustruese

Gjatë orëve të para të mëngjesit, policia italiane ka zhvilluar një operacion të madh anti-drogë kundër një grupi kriminal trafiku droge që vepronte në zonën e Bolonjas.

Sipas njoftimit të mediave italiane janë dhënë 44 masa paraprake arresti ku përfshihen shtetas tunizianë, italianë, shqiptarë dhe pakistanezë. Ndërkohë, 36 persona janë arrestuar në flagrancë.

Gjatë hetimeve u sekuestruan 3 kg kokainë, 1 kg heroinë, 6 kg hashash, 1500 doza lëndë narkotike dhe 30 000.00 euro cash. 

Në këtë operacion të madh në Bolonja u angazhuan 400 oficerë policie, duke përfshirë hetues nga skuadrat e lëvizshme dhe nga departamentet e parandalimit të krimit./CNA 





Lajmet e fundit nga