LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skema e vjedhjes së argjendarisë në Kamëz/ Tre të armatosur thyen xhamat, shoferi i X6 i ruante me automatik

2023-11-29 12:33:00, Kronika CNA
Skema e vjedhjes së argjendarisë në Kamëz/ Tre të
Foto ilustruese

Hetimet për vjedhjen e argjendarisë në Kamëz vijojnë, ku ende nuk janë zbardhru identitetet e personave që kanë kryer grabitjen me armë .

Sipas asaj që raportohet në mediat në grabitjen e argjendarisë janë të implikuar 4 persona.

Skema është e tillë që, tre persona të armatosur kanë thyer xhamatr e rafteve ku mbaheshin bizhuteirtë dhe i kanë marrë ato, ndërsa autori i katërt ka qenë shoferi i X6 i cili i ruante me automatik dhe kërcënonte pronaren e argjendarisë.

Mësohet se gjatë momentit që janë larguar autorëve u kanë rënë disa kuti bizhuterish, dhe grupi hetimor po punon për te gjetur gjurmë të tyre në këto bizhuteri dhe për identifikimin e autorëve.

Gjatë grabitjes brenda argjendarisë kanë qenë pronarja dhe bashkëshortja e djalit të saj e cila është munduar të përplaset me ta por më pas është tërhequr për shkak se autorët ishin të armatosur./ CNA

 

11:00 CRIME

Gunshots in Lezha

Gunshots near the market in the city of Lezha. The causes...

Lajmet e fundit nga