LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngacmoi seksualisht një vajzë në ambientet e punës, arrestohet 27-vjeçari

2023-11-26 11:03:00, Kronika CNA
Ngacmoi seksualisht një vajzë në ambientet e punës,
Foto ilustruese

I arrestuari, i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, aktualisht i liruar me kusht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se një një biznes në njësinë administrative nr. 8, një shtetas kishte ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Falë veprimeve të shpejta profesionale u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit M. Gj., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, në ambientet e punës së saj.

Gjithashtu, po ditën e djeshme, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me mjet prerës thikë, një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i arrestuari ka qenë i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, dhe aktualisht është i liruar me kusht.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA

11:00 CRIME

Gunshots in Lezha

Gunshots near the market in the city of Lezha. The causes...

14:31 CRIME

Gunshots in Peqin

Several gunshots were recorded this Friday around 1:30...

Lajmet e fundit nga