LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia 'i qepet' pas skafeve/ Bllokon një tjetër mjet lundrues, gjobit 28-vjeçarin

2022-08-15 18:31:00, Kronika CNA
Policia 'i qepet' pas skafeve/ Bllokon një tjetër mjet
Foto e skafit të bllokuar

Policia Kufitare e Sarandës ka konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip skaf duke ushtruar aktivitetin e tij brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese.

Blutë raportojnë se menjëherë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të skafit, në Portin e Sarandës, për verifikime të mëtejshme.

Drejtuesi me iniciale K.M., 28 vjeç, banues në Ksamil, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 24/1/c, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese.

Gjithashtu policia njofton se iu bë bllokimi i mjetit lundrues dhe u ndëshkua me masën tjetër administrative 10.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 14/1/b, pasi gjatë kontrollit rezultoi pa dokumentacionin përkatës, në bord./ CNA.al

Lajmet e fundit nga