Përplasen dy makina në Pogradec/ Plagoset një pasagjere
Një aksident është regjistruar rreth orës 20:20, në ak...

Policia Kufitare ka bblokuar gjatë ditës së sotme një tjetër mjet lundrues skaf dhe gjobitur me 100.000 lekë dhe 10.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues.
Sipas bluve, pronari i skafit nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës, në bordin e mjetit.
Konkretisht është gjobitur dhe është kthyer në zonën e kufizuar për lundrim shtetasi me iniciale J.M., 49 vjeç, banues në Ksamil.
Policia njofton se ai ishte duke notuar jashtë zonës kufizuese, në plazhin e quajtur "Centrale", Sarandë, duke rrezikuar në një zonë në të cilën lejohet aktiviteti i mjeteve lundruese.
Njoftimi i plotë:
Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe. Bllokohet gjatë ditës së sotme një tjetër mjet lundrues skaf dhe ndëshkohet me 2 masa administrative 100.000 lekë dhe 10.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues, i cili nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës, në bordin e mjetit.
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në kuadër të masave të marra për sezonin turistik, ka vijuar kontrollet e përditshme, përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, ku gjatë ditës së sotme, në plazhin e Ksamilit, kanë konstatuar një mjet lundrues tip skaf duke ushtruar aktivitetin e tij brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese dhe menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij, në Portin e Sarandës, për verifikime të mëtejshme.
Në bazë të ligjit nr.43, të vitit 2020, pronari i mjetit lundrues tip skaf, shtetasi J. M., 49 vjeç, banues në Ksamil, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 24/1/c, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues dhe u ndëshkua me masën tjetër administrative 10.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 14/1/b, pasi gjatë kontrollit rezultoi pa dokumentacionin përkatës, në bord.
Po gjatë ditës së sotme, kanë vijuar kontrollet të cilat nuk kanë vetëm si qëllim ndëshkimin e mjeteve lundruese, të cilët konstatohen në shkelje por dhe keshillimin e pushuesve, si në rastin e një shtetasi i cili u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke notuar jashtë zonës kufizuese, në plazhin e quajtur "Centrale", Sarandë, duke rrezikuar në një zonë në të cilën lejohet aktiviteti i mjeteve lundruese. Ky shtetas u rikthye në zonën e kufizuar për pushuesit.
Gjatë dy javëve të para të muajit Gusht, nga Policia Kufitare Sarandë, janë bllokuar 54 mjete lundruese, ndërkohë që përgjatë gjithë sezonit turistik e deri tani, në Sarandë, janë bllokuar gjithsej 86 mjete lundruese.
Policia Kufitare do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional./ B.A. - CNA.al
Një aksident është regjistruar rreth orës 20:20, në ak...
A tourist was injured this afternoon in the place call...
Një sherr me thika mes disa personash raportohet se ka ndo...
It was 1:50 p.m. Bledar Avdia with his 7-year-old daughter...
Një aksident me vdekje është regjistruar rreth orës 22...
Admir Bejo, është 45-vjeçari që u gjet sot i plagosur ...
Policia e Kuçovës ka zbardhur detajet e para mbi plago...
Një person është gjetur i pajetë në lagjen numër 4 në ...
Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në la...
A woman is thought to have thrown herself from the fou...
The mystery of Ervis Martinaj's loss of contact with his f...
The police announce that they have launched a mass control...
Një biznesmen shqiptar është arrestuar në Vicenza të Itali...
Policia ka zbardhur detaje nga aksidenti i rëndë që u ...
A serious accident was registered on the Levan-Tepelen...
Dalin pamjet nga vendi ku ndodhi plagosja e inspektorit të...
Dalin detajet e para nga plagosja e punonjësit të IMT-...
Several gunshots were recorded a little while ago at t...
Një trailer i ngarkuar me grurë, i cili po udhëtonte në dr...
SPAK has given up the investigation of the drug file with ...
The 50 million euro tender for the maintenance of national...
Today we will bring another article that breaks down the w...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
During the checks carried out by the State Police for envi...
Police have revealed details of the incident that occurred...
According to preliminary information, a person in his 60s ...
A triple accident occurred on the Peqin-Elbasan axis n...
The public sector took the lead in absorbing the workforce...
Today, our country will be under the influence of unstable...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
Shots were fired outside the US consulate in Toronto today...
US President Donald Trump said today that he could order n...
The Pentagon revised its official casualty count from the ...
The Competition Authority, at the conclusion of the in-dep...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
The Ministry of Finance will hold the reopening of the 15-...
After strong savings growth in the years following the pan...
This Monday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...