web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

55-vjeçari plagosi inspektorin e IMT-së që i shembi shtëpinë/ Dalin pamjet nga vendngjarja

2022-08-12 18:51:00, Kronika CNA

55-vjeçari plagosi inspektorin e IMT-së që i shembi

Dalin pamjet nga vendi ku ndodhi plagosja e inspektorit të IMT-së me iniciale I.G., në Tiranë.

Siç shihet, 52-vjeçari sapo ka përfunduar ekzekutimin e një vendimi për prishjen e një banese që ishte në pronësi të shtetasit Q.M.

Ky i fundit, duke mos rënë dakord me prishjen e banesës ka nxjerrë armën dhe ka plagosur me një plumb në bark inspektorin.

Në vendngjarje kanë mbetur inertet e banesës së prishur, ndërsa policia ka rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Aktualisht inspektori ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.

Sakaq, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ B.A. – CNA.al





19:41 CRIME

U bllokuan në

Dy turistë francezë kanë mbetur të bllokuar në "Kanion...

Lajmet e fundit nga