web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë/ Fëmija futet për tu larë në Seman, nuk del më nga lumi

2022-08-10 21:29:00, Kronika CNA
E rëndë/ Fëmija futet për tu larë në Seman, nuk
Foto ilustruese - Lumi Seman

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, në fshatin Suk 1 të Roskovecit.

Blutë bëjnë me dije se buzë lumit Seman, një fëmijë 14 vjeç, ka qenë duke peshkuar dhe dyshohet se është futur për tu larë në lumë, por nuk ka dalë më.

Aktualisht po punohet për gjetjen e 14-vjeçarit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga